ARKATANA

Dalja në tregun e lirë të energjisë, Lushaku-Sadriu: Nga sot fillon falimentimi i prodhuesve tonë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Jehona Lushaku-Sadriu, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, e sheh të errët perspektivën ekonomike të vendit referuar prodhuesve vendor – një mijë e treqind prej tyre – të cilët nga sot dalin në treg të lirë të energjisë elektrike, treg në të cilin ka vetëm një ofertues, KESCO-n, me çmim tre fish më të lartë: kësisoji çmimet e energjisë duke tejkaluar edhe vendet me ekonomi më të zhvilluara si Holanda apo Franca.

Lushaku-Sadru parasheh që “nga sot” nis falimentimi i prodhuesve vendor dhe shembja e ekonomisë së vendit “edhe ashtu e rënduar”.

Postimi i plotë:

BLEJE TËNDEN DIKUR – E SOT, GODITE TËNDEN!A ju kujtohet kur VV bënte thirrje për prodhime vendore me moton “Bleje tënden”?

Gjojase, përkrahje për prodhuesit tanë!

E prej sot, me bekimin e Kurtit dhe qeverisë në ikje, hyn në fuqi shtrenjtimi i energjisë elektrike për prodhuesit vendor.

Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj ekonomisë vendore, që prek çdo produkt që blejmë, çdo tryezë familjare, çdo xhep të qytetarëve.

Nga sot nis rritja e çmimeve për çdo gjë që prodhohet në Kosovë.

FIDANISHTJA

Nga sot fillon falimentimi i ngadaltë i prodhuesve tanë.

Nga sot nis shembja e ekonomisë sonë, edhe ashtu të rënduar.

Nga sot rritet barra mbi supet e qytetarëve që mezi po e lidhin muajin me muaj.

Kjo nuk është ndihmë për prodhimin vendor; ky është sabotim!

Kjo nuk është zhvillim; kjo është tradhti ndaj ekonomisë tënde.

Sepse kur godet prodhuesin tënd, godet qytetarin tënd.

Godet vetë shtetin!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.