Eko Higjiena

Dalja në treg të lirë, mbi 40 kompani i drejtohen Komerciales rreth vendimit të ZRRE-së

/ 2 minuta lexim
HW

Mbi 40 kompani i janë drejtuar Gjykatës Komerciale për të anuluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për dalje në treg të lirë. Madje Komericalja për 9 kompani ka pezulluar vendimin e ZRRE-së.

Por pavarësisht kësaj, ZRRE nuk ka shfuqizuar vendimin.Faturimi i energjisë elektrike me tarifa jo të rregulluara bëri që shumë biznese t’i drejtohen Gjykatës Komerciale.

Kjo për të kundërshtuar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për dalje në treg të lirë.

Sipas zyrtares ligjore në Odën Ekonomike, mbi 40 kompani kanë dorëzuar padi ndaj këtij vendimi.

Derisa deri më tani, nëntë bizneseve Komercialja ia ka anuluar përkohësisht vendimin e ZRRE-së.

Uji Dea

“Oda Ekonomike e Kosovës ka trajtuar deri më tani mbi 40 raste të padive ndaj ZRRE-së nga bizneset familjare. Ndaj këtyre përpjekjeve, Gjykata Komerciale tani veçse ka filluar të marrë vendimet e para për caktimin e masës së përkohshme. E dimë që masa e përkohshme është një instrument që ka për qëllim me parandalua dëmet e pariparueshme”, ka thënë Elshan Haradinaj –zyrtar ligjor në OEK.

Duke pasur parasysh vendimet e deritanishme të Komerciales, nga Oda Ekonomike kërkojnë që ZRRE ta anulojë përkohësisht këtë vendim.

“Ndaj këtyre përpjekjeve që ka bërë edhe Oda Ekonomike, Gjykata Komerciale, ka filluar veç me i marrë vendimet e para ndaj këtyre padive që i kanë iniciuar bizneset. Kishte me qenë mirë që edhe ZRRE-ja me reflektu për shkak se kjo do të krijonte vetëm një ngarkesë dhe do të dihej që përfundimi do të jetë në favor të bizneseve”, ka thënë Haradinaj.

E nga Dhoma e Tregtisë tregojnë arsyet se pse Zyra e Rregullatorit po heziton ta anulojë këtë vendim.

Zyra e Rregullatorit kishte marrë vendim që të gjitha kompanitë që kanë më shumë se 50 punëtorë apo me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro, të dalin në treg të lirë të energjisë elektrike./teve1.info

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.