Uji Dea

Dalja e ulët, pasojë e krizës së lidershipit

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Pavarësisht krenarisë dhe ngazëllimit, me të cilin e priti PDK-ja fitoren e kandidatit të saj për kryetar komune në Drenas, në rundin e dytë me balotazh, dalja e zbehtë në këto zgjedhje e votuesve në bastionin tradicional të kësaj partie nga analistët politikë po shihet si një sinjal që flet për humbjen e thellë të besimit të qytetarëve në partitë politike për shkak të mashtrimit të vazhdueshëm 16- vjeçar, mashtrim që tani po arrin kulmin.

QYTETARËT JANË LODHUR NGA POLITIKANËT MASHTRUES

Burjani: Qytetarët janë mërzitur nga kjo elitë politike dhe po kërkojnë ndryshime

“Nuk ka dyshim se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga pushtetet e pasluftës, si në nivelin lokal ashtu edhe në atë qendror. Në disa komuna partitë politike kanë ndërtuar perandori, duke kapur çdo gjë dhe duke e shtrirë rrjetën në çdo institucion publik, në të njëjtën kohë duke e ndier veten komodë në sundimin dhe zgjatjen e sundimit në ato komuna”, tha analisti Hidajet Ahmeti

Pavarësisht krenarisë dhe ngazëllimit, me të cilin e priti PDK-ja fitoren e kandidatit të saj për kryetar komune në Drenas, në rundin e dytë me balotazh, dalja e zbehtë në këto zgjedhje e votuesve në bastionin tradicional të kësaj partie nga analistët politikë po shihet si një sinjal që flet për humbjen e thellë të besimit të qytetarëve në partitë politike për shkak të mashtrimit të vazhdueshëm 16- vjeçar, mashtrim që tani po arrin kulmin.

ARKATANA

Kjo situatë, sipas analistëve, paralajmëron se edhe në zgjedhjet e radhës do të ketë apati akoma më të thellë të qytetarëve, sepse kjo klasë politike, si pozita edhe opozita, kanë dështuar plotësisht dhe po ushqehen me të njëjtin “grazhd” të korporatës ‘Pronto’, pra prej Devollit e të tjerëve pjesëtarë të kësaj korporate. Ky abstenim në masë i qytetarëve nga zgjedhjet po shihet edhe si në një sinjal për krijimin e terrenit të përshtatshëm për dalje në skenë të iniciativave të reja serioze politike për ndryshime dhe ndëshkim të politikës së kriminalizuar. Analisti Blerim Burjani thotë se zgjedhjet e Drenasit treguan se Kosova ngadalë po hyn në një krizë politike si mungesë e alternativës politike dhe lodhjes së qytetarëve nga mashtrimet që i bëhen nga partitë politike të deritanishme, shkruan gazeta Kosova Sot.

Pakënaqësia ndaj pushtetit

Sipas Burjanit, dalja e alternativës së re është shpëtim i vendit nga kjo klasë politike e lidhur me krimin e korrupsionin.”Po duket se po bëhet vonë për ndryshime, do të ishte emergjente që partitë e tanishme politike të reformohen, t’i ndalin veprimet përfituese për njerëz partiakë e familjarë, në të kundërtën Kosova mund të zhytet në krizë akoma më të thellë politike nëse në sipërfaqe nuk del një alternativë serioze që josh qytetarin për ndryshime”, tha Blerim Burjani.

Edhe Islam Krasniqi vlerëson se refuzimi i madh i qytetarëve për të dalë në zgjedhje në Komunën e Drenasit tregon pakënaqësinë ndaj pushtetit në këtë komunë, e cila kishte bërë zero investime në këtë komunë. Edhe pse ishte bastioni i qeverisë këta 16 vjet, është Komuna më e varfër në Kosovë.”Refuzimi i qytetarëve mbi 50% për të dalë në zgjedhje është një sinjal që tregon se qytetarët janë mërzitur nga kjo elitë politike dhe po kërkojnë ndryshime në përgjithësi, të cilët po e japin një sinjal që flet për krijimin e terrenit të përshtatshëm për dalje në skenë të iniciativave të reja serioze politike për ndryshime dhe ndëshkim të politikës së kriminalizuar! “Sa më shpejt aq më mirë për kthimin e shpresës së qytetarit të Kosovës”, tha Islam Krasniqi.

Një gjykim kritik e jep për situatën e krijuar përtej modelit të Drenasit edhe analisti Hidajet Ahmeti.”Nuk ka dyshim se qytetarët e Kosovës janë lodhur nga pushtetet e pasluftës, si në nivel lokal ashtu edhe në atë qendror. Në disa komuna partitë politike kanë ndërtuar perandori, duke kapur çdo gjë dhe duke e shtrirë rrjetën në çdo institucion publik, në të njëjtën kohë duke e ndier veten komod në sundimin dhe zgjatjen e sundimit në ato komuna”, tha Ahmeti./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.