United Hospital

Daku përshëndetet me Muran, i gatshëm për sfidat e radhës

/ 2 minuta lexim
HW

Mirlind Daku është përshëndetur me NS Mura, ku e pati një eksperiencë mjaft të suksesshme.

Sulmuesi kosovar u huazua në ekipin kroat nga Osijeku, i cili e mban kartonin e tij.

Dhe, ish-futbollisti i disa skuadrave kosovare e tregoi veten dhe tash është gati për hapin e radhës pasi shkëlqeu në fanellën e Muras, shkruan “Gazeta Express”.

“Çdo fillim e ka edhe fundin, por është e rëndësishme ta mbyllësh në mënyrën më të mirë dhe më të dashur të mundshme. Më duhet ta falënderoj presidentin, drejtorin sportiv, trajnerët që më kanë mbështetur dhe krejt njerëzit në Murska Sobota. Jam ndier me të vërtetë si në shtëpinë time. Gjithmonë pjesë e zemrës sime. Shihemi në të ardhmen”, ka shkruar Daku në rrjetet sociale, teksa postimit ia ka përcjellë edhe një video ku shihet duke shënuar gola në sezonin 2022/23.

Hidromorava

Daku luajti me sukses në ekipet Hajvalia, Llapi, e Ballkani në Kosovë, ndërsa ishte i huazuar edhe tek Kukësi një kohë.

Ai mund ta vazhdojë karrierën në Rusi, ku e pëlqen Rubin Kazani.

Së fundmi ai u pajis me pasaportë shqiptare. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.