UBT

Daku: Gjilani vend i qetë dhe me raporte të mira ndëretnike

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryesuesi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) thotë se është i kënaqur me punën, angazhimin dhe përkushtonim e të gjithë anëtarëve të KKSB gjatë këtij viti. Daku e ka vlerësuar stabile dhe të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Gjilanit.

“Kjo atmosferë jashtëzakonisht e mirë në komunën e Gjilanit, është rezultat i një tradite dhe kulture bashkëpunimi që kemi krijuar me të gjitha komunitetet si dhe me strukturat e sigurisë” thotë për rajonipress, Omer Daku, kryesues i KKSB-së.

Daku falënderon për kontributin e dhenë edhe anëtarët e të gjitha komuniteteve të cilët jo vetëm që kanë qenë të rregullt në takime, por edhe kanë dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim.

Daku thotë se shumë i kënaqur edhe me bashkëpunimin me të gjitha institucionet përkatëse për sigurinë në Komunën e Gjilanit, me theks të veçantë stacionin policor të komunës së Gjilanit, FSK-në, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim etj.

Mobi Casa

Daku e ka vlerësuar edhe rendësin e KKSB. “Nga ky këshill janë ngritur shumë çështje të cilat ndikojnë drejtpërdrejte në sigurinë e qytetarëve, ku të tillat edhe janë përfshirë në strategji të ndryshme të komunës dhe drejtori përkatëse dhe të cilat implementohen në vazhdimësi.

Sipas Dakut tashmë Komuna e Gjilanit ka të aprovuara edhe disa strategji në Kuvendin Komunal të cilat ndikojnë dukshëm në sigurinë e qytetarëve të Komunës së Gjilanit siç janë: strategjia e mobilitetit, strategjia e ndriçimit publik, strategjia kundër dhunës në familje etj.

Daku ka shfrytëzuar rastin që t`i urojë të gjithë qytetarët për festat e fundvitit, por edhe duke apeluar që të kenë kujdesin maksimal me rastin e përdorimit të mjeteve piroteknike dhe të kremtojnë sa më kujdesshëm këto festa./rajonipress/