UBT

Daku: Gjilani me raporte të mirë ndëretnike

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Omer Daku është shprehur optimist se edhe kjo përbërje, ku në të vërtetë është plotësuar përfaqësimi i deritashëm, meqë mandati i anëtarëve të KKSB zgjat po aq sa edhe ai i këshilltarëve komunalë, do të jetë aktiv sikurse deri më tani dhe pse jo edhe më i suksesshëm, ka thënë Daku.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ka mbajtur takimin e fundit për vitin 2012, ku e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë, ndërkohë që ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm edhe gjatë festës së Vitit të Ri, në mënyrë që të mos ndodh asnjë incident i pa dëshiruar.

Nënkryetar i Komunës, Omer Daku, i cili e ka kryesuar takimin e KKSB, ka thënë se ky është takimi i parë në përbërje të re, që është bërë sipas Udhëzimit Administrativ të Ministrisë së Brendshme.

Ai është shprehur optimist se edhe kjo përbërje, ku në të vërtetë është plotësuar përfaqësimi i deritashëm, meqë mandati i anëtarëve të KKSB zgjat po aq sa edhe ai i këshilltarëve komunalë, do të jetë aktiv sikurse deri më tani dhe pse jo edhe më i suksesshëm, ka thënë Daku.

Uji Dea

Sipas tij, një ndihmesë e madhe në punën e KKSB do të jetë Plani i Veprimit, i cili është finalizuar nga grupi punues. Përndryshe, Daku u shpreh i kënaqur me gjendjen e përgjithshme politike, të sigurisë dhe ndëretnike në komunën e Gjilanit.

Edhe Fatos Latifi, zëvendëskomandant i Stacionit të Policisë së Kosovës në Gjilan, tha sa situata e përgjithshme e sigurisë ka qenë e qetë dhe kjo, sipas tij, është rezultat i bashkëpunimit të institucioneve komunale, strukturave të sigurisë, shoqërisë civile dhe qytetarëve, me policinë, për çka i falënderoi të gjithë.

Numri i veprave penale, gjatë vitit 2012, ka shënuar rënie në krahasim me vitin paraprak, për 355 raste. Po ashtu edhe numri i aksidenteve në trafik është ulur për 185 raste. “Gjatë këtij viti, policia e Kosovës në Gjilan nuk ka regjistruar asnjë incident me motive ndëretnike”, ka thënë Latifi.

KKSB e ka përmbyllur takimin, duke apeluar te qytetarët që të jenë të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve piroteknike dhe të kremtojnë sa më kujdesshëm festat e fundvitit./rajonipress/