Daku: AKR me kohë i ka qartësuar gjërat me PDK

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Omer Daku kryetar i degës së AKR-së në Gjilan dhe aktualisht nënkryetar i komunës thotë se subjekti i tij dhe PDK-ja me kohë i kanë qartësuar gjërat dhe nuk ka frikë nga ndonjë partner tjetër eventual.

AKR dega në Gjilan me gjakftohtësi po i pret zhvillimet e fundit që po përfliten rreth mundësisë së ndonjë koalicioni mes PDK-së dhe AAK-së. Omer Daku kryetar i degës së AKR-së dhe nënkryetar i komunës tha për rajonipress se subjekti i tij dhe PDK-ja kanë një marrëveshje të nënshkruar nga të dyja palët dhe në atë marrëveshje nuk ka pasur kushtëzime se kush do tw mund të jenë partneret eventual të tjerë të qeverisjes.

Sipas Dakut ,AKR dhe PDK me kohë i kanë qartësuar pozitat të cilat janë të panegociueshme. Sipas marrëveshjes AKR gjatë këtij mandati do të ketë 3 drejtori dhe pozitën e nënkryetarit. “Ndarja e drejtorive është përcaktuar sipas një marrëveshje paraprake dhe e njëjta është realizuar në përpikëri. AKR ka pasur besimin e plotë se do të mund të jap kontribut të çmueshëm dhe profesional në drejtoritë përkatëse. Kjo deri me tani edhe është dëshmuar” tha Daku.

Ndryshe, Daku tha se AKR për asnjë moment nuk është duke u marr dhe nuk do të merret me paragjykime apo thash e them, por ajo para vetes ka vetëm një qëllim – të bëj sa më shumë për qytetarin. Sipas tij deri më tani bashkëpunimi në mes drejtorëve ka qenë i shkëlqyeshëm dhe shumë korrekt. I njëjti ka qenë edhe në raport me kryetarin e komunës.

Mobi Casa

AKR beson se drejtoritë tjera që menaxhohen nga PDK apo partnerët tjerë të koalicionit, në ballë të drejtorive përkatëse do të kenë individë të dëshmuar e meritor dhe kështu do të vazhdohet me një qeverisje të mirë dhe si e tillë të jetë shembull edhe më tutje për komunat tjera.

Dega e AKR-se në Gjilan,sipas Dakut është mjaft stabile dhe unike si dhe gëzon fakti që krahas angazhimit në qeverisjen komunale ajo po ashtu po angazhohet edhe për zgjedhjet e reja brenda vet AKR-se.

“Aderimet e shumta që po i bashkohen AKR-se në prag te fillimit të zgjedhjeve të cilat do të ndodhin në vjeshtë brenda nëndegëve dhe degës së AKR-së janë garanci se dega e AKR në Gjilan do të jetë edhe më e fuqishme se deri më tani” tha Daku./rajonipress/