Fundamenti

Daku: AKR-ja do të jetë edhe më e fuqishme pas procesit të brendshëm zgjedhor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Omer Daku kryetar aktual i AKR-së tha për rajonipress se ky subjekt politik është në fazën finale të mbajtjes së Kuvendit zgjedhor të degës. Daku tha se AKR-ja do të dali shumë më e fort dhe më e fuqishme pas këtyre zgjedhjeve të brendshme. Daku është i kënaqur edhe me aderimet e reja dhe të shumta.

Dega e AKR-së në Gjilan tashmë ka hyrë në fazën finale të procesit të saj të brendshëm zgjedhor. Nga 36 nëndegë sa ka ky subjekt politik në Gjilan zgjedhjet janë kryer në 34 nëndegë.

Omer Daku kryetar aktual i AKR-së tha për rajonipress se ditëve të fundit ka pasur një mobilizim të shtuar duke pasur edhe aderime të reja e të shumta.”Për ne është inkurajues fakti se aderimet e reja janë kryesisht nga njerëzit që për herë të parë janë kyçur në skenën politike. Në këtë përbërje ka edhe aderime edhe nga shtresat e të rinjve, intelektualëve, por edhe nga grupimet tjera politike” tha Daku.

RCCOLA

Kreu i AKR-së tha se ky subjekt politik në zgjedhjet e ardhshme lokale do të jetë shumë më e fort dhe më e përgatitur. “AKR-ja me kuadrot e saja dhe me një partneritet të mirëfilltë që ka treguar në qeverisjen lokale ka një begraund të mirë për të kandiduar dhe për të kërkuar votën e gjilanasve edhe për një mandat qeverisës”.

Daku tha se pas përfundimit të procesit zgjedhor AKR-ja do të zhvillojë aktivitete të shumta me pretendimin edhe për ta marrë udhëheqjen e Gjilanit.

Duke folur për kandidaturat dhe zgjedhjen e kryetarit të degës së AKR-së, Daku tha se 180 delegatët e AKR-së pritet edhe të zgjedhin kryetarin e ardhshëm.”Unë jam kandidatë zyrtarë për postin e të parit të AKR-së. Meqë jam edhe anëtar i kryesisë qendrore normalisht që e kam mbështetjen e fuqishme edhe nga qendra, por edhe nga delegatët dhe anëtarësia e gjerë e AKR-së në Gjilan” tha Daku./rajonipress/