UBT

Daka: Zgjedhjet e parakohshme na sfidojnë, por jemi të përgatitur

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton është i gatshëm të organizojë zgjedhjet e mundshme të parakohshme.
Në një prononcim për Ekonomia Online, Daka madje ka deklaruar se zgjedhjet e parakohshme pavarësisht gatishmërisë së KQZ-së janë gjithmonë sfiduese.“Ne si KQZ e kemi thënë shumë shpesh edhe prapë po e përsërisim se KQZ është institucioni i vetëm i cili organizon zgjedhjet dhe këtë e ka obligim kushtetues dhe deshëm apo nuk deshëm kurdo që ato të shpallen ne do t’i organizojmë cilado qofshin ato zgjedhje te jashtëzakonshme, të rregullta, lokale, parlamentare. Por natyrisht që zgjedhjet e parakohshme siç i quajmë ne në mënyrë popullore të jashtëzakonshme janë gjithmonë më sfiduese se sa zgjedhjet të cilat organizohen në afatet e parapara kushtetuese”, ka thënë Daka.

E para e KQZ-së ka pohuar se në momentin që Presidenti i shpallë zgjedhjet, menjëherë e kanë për obligim të marrin masat e duhura në mënyrë që procesi zgjedhor të jetë i rregullt dhe transparent.

Edhe sa i përket zgjedhjeve lokale që mbahen këtë vit, Daka ka thënë se janë të gatshëm të kryejnë të gjitha obligimet ligjore.“Po, sipas kalendarit zgjedhor ne në fund të këtij viti do t’i kemi zgjedhjet lokale dhe presim që ato në afatet ligjore të shpallen nga Presidenti i Republikës, por gjithsesi ne kemi fillua aq sa në lejon ligji t’i bëjmë ato përgatitjet e para logjistike për organizimin e mbajtjeve të këtyre zgjedhjeve”, tha ai.

ARKATANA

Edhe pse partitë në pushtet theksojnë se koalicioni po funksionon mire dhe se nuk kanë nevojë të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, partitë opozitare por edhe analistë politikë vlerësojnë se ato janë të pashmangshme dhe se mund të ndodhin më së largu në qershor.

Demarkacioni, asociacioni, por së fundmi edhe Ushtria, janë temat që mund të shkaktojnë përçarje në koalicionin qeverisës, e që do të bënin që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.