Uji Dea

Daka: Nuk besoj se do të ketë zgjedhje të parakohshme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka thënë se institucioni që ajo drejton është i gatshëm për të organizuar zgjedhje të parakohshme nëse kjo gjë kërkohet.

Ajo në “Ballë për Ballë” të “Klan Kosova” ka deklaruar se KQZ-ja tashmë e ka kaluar provimin në organizimin e zgjedhjeve, por në bindjen e saj personale ka theksuar se nuk beson se do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. “KQZ-ja e ka obligim kushtetues që të organizojë zgjedhje sa herë kërkohen. Normalisht që ato të parakohshmet janë sfiduese. Por nëse presidenti i vendit i shpall, neve nuk na mbetet tjetër veç t’i organizojmë. Nuk do të ishte e para herë që organizojmë zgjedhje. Në fakt, prejse jam kryetare e këtij institucioni asnjëherë nuk kemi pasur zgjedhje në afat të rregullt. Do të ishte më mirë që ato të organizoheshin në afat optimal, megjithatë.

Hidromorava

Konsideroj që nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ky është mendimi im personal, jo si kryetare e Komisionit Qendror Zgjedhor”, ka thënë Daka.

Ajo ka shtuar se zgjedhjet më sfiduese kanë qenë ato lokale të vitit 2013. “Sepse janë mbajtur për të parën herë në të gjithë territorin e Kosovës. Edhe në komunat me shumicë serbe”, është shprehur Daka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.