Mobi Casa

Daka: KQZ (s’)është e gatshme për zgjedhjet parlamentare!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dy deklarata të ndryshme janë thënë nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, brenda dy dite. Ajo dje kishte thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zotohet që pavarësisht sfidave që mund t’i ketë, të jetë e “gatshme të organizojë zgjedhjet parlamentare’.

Për të dje këto mundësi ishin më të lehta. Ajo theksoi se kurdo që udhëheqësit e vendin vendosin për datën e zgjedhjeve, KQZ-ja në afatin kohor do t’i organizojë ato.

Ndërkaq, sot Daka deklaron diçka tjetër. Kryetarja e KQZ-së thotë se nëse shpallen zgjedhjet e përgjithshme për 8 qershor dhe Kuvendi shpërndahet më 5 maj, do të jetë kohë e shkurtër për organizimin e zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror Zgjedhor.

Mobi Casa

Ajo tha se afati prej rreth 32 ditësh për KQZ-në do të ishte kohë e shkurtër dhe sfiduese. Megjithatë, shtoi se nëse zgjedhjet shpallen nga presidentja, KQZ-së nuk do t’i mbetet tjetër vetëm që të kryejë detyrën e saj.

Data 8 qershor është propozuar nga kryeministri Hashim Thaçi. Për këtë çështje ai ka biseduar edhe me presidenten Atifete Jahjaga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.