FIDANISHTJA

Dafina nga Bujanoci kthehet me dy çmime nga festivali i Shkupit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Tashmë e njohur në rajonin tonë, 12 vjeçarja nga Bujanoci, Dafina Aliu, të shtunën shkëlqeu në festivalin e fëmijëve “Ylberi” në Shkup.

Me pjesëmarrje dhe një konkurrencë nga të gjitha rajonet shqip folëse me tekst të Jorgi Papingjit dhe kompozimin e Dardan Ahmeti “E zgjodha një ëndërr” interpretuar nga Dafina, arriti të rrëmbej “Çmimin Special” dhe “Teksti më i mirë” i festivalit.

ARKATANA

Dafina, përpos çmimeve është vlerësuar shumë edhe nga pjesëtarët e jurisë, ndër ta edhe kompozitori mirënjohur Naser Dula i cili në shenjë mirënjohje i ka ndarë asaj nja kitarë akustike nga shkolla e muzikës “Vihuela” të cilën e drejton ai, njëkohësisht ka shprehur interesim për nja bashkëpunim të radhës, ku Dafina do të paraqitet edhe në festivalet tjera në Tiranë e Prishtinë.

Pas përfundimit të festivalit Dafina ka falënderuar anëtarët e jurisë për vlerësimin, njëkohësisht një falënderim të veçantë kompozitorit Adem Ymerit nga Shkupi./Titulli.com/