Daçiq fton liderët e Luginës për një takim në Beograd

Zoran Stankoviç , kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, u ka thënë sot medieve serbe se miratimi i rezolutës në Prishtinë për Luginën e Preshevës është provokim.
Pavarësisht se autoritet serbe në Beograd nuk duan të flasin për rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës, duket se Rezuluta po jep efektet e para, duke nxitur Beogradin të merr seriozisht çështjen shqiptare në Luginë.
Zoran Stankoviç tha se kryeministri Ivica Daçiq në 15 Korrik do t’i pranojë liderët shqiptarë të pranojë tri komunat në jug të Serbisë për bisedimet mbi zgjidhjen e problemeve prioritare që janë të përcaktuara në Platformën e përbashkët me shqiptarët, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jone”.
Stankoviç tha se bazuar në diskutimet që, në prani të OSBE-së në janar dhe shkurt të mbajtur me përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, qeveria e Serbisë më 4 Qershor ka miratuar një platformë e cila ka shtatë pikë. “Ajo i referohet përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, zhvillim Ekonomi të tri komunave, përdorimi zyrtar i gjuhës dhe shkrimit të simboleve kombëtare, decentralizimi i gjyqësorit, arsimi, kultura dhe mediat, shëndetësia dhe mbrojtja sociale dhe të sigurisë dhe masat tjera në ndërtimit të besimit të ndërsjellët në ketë hapësirë”, ka shpjegoi kreu i Trupit Koordinues.