UBT

Daçiçin po e irritojnë edhe emrat e të vdekurve

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Se Daçiçi ka mbetur prapa në mesjetë e tregon edhe ky prononcim i tij plot urrejtje kundër qytetarëve me përkatësi tjetër kombëtare e posaçërisht ndaj shqiptarëve. As edhe librat e krishterë as edhe asnjë libër fetar në botë nuk shkruajnë se një popull duhet të jetë rob i një populli tjetër, nuk shkruajnë se një popull duhet ta urrejë një tjetër dhe se shenjat kombëtare e fetare duhet shkatërruar, veç pse në momente të caktuara historike gjendet i administruar nga pushteti i një populli tjetër, aq më keq, kur sot në këtë zhvillim të demokracisë, që aq shumë thirret pushteti serbë e Daçiçi thuhet në reagimin e “Vatrës”.

Sipas shoqatës “Vatra”, kjo urrejtje, kjo deklaratë ku shprehet ndalimi i shprehjes së lirë qoftë ai edhe me ndalimin dhe rrënimin e busteve, përmendoreve e shenjave tjera të qytetarëve, grupeve qytetarësh apo të një populli, është e dënueshme dhe e ndaluar edhe me konventa ndërkombëtare, nënshkruese e të cilave është edhe vet Serbia.

Sipas tij ky lapidar me emra të ushtarëve të rënë të UÇPMB-së në tokat shqiptare, tokat e stërgjyshërve, gjyshërve e baballarëve tanë qenka provokim. Shtrohet pyetja: kënd po e provokon ky lapidar në Preshevë, në vendin ku janë duke jetuar shqiptarët?

Vatra mendon se nëse është provokim vendosja e një lapidari me emra të të vdekurve, çka është, vrasja e shqiptarëve nga ana e strukturave kriminale serbe në Veriun e Kosovës pas përfundimit të luftës (1989/99), vendosja e hedhja e bombave në shtëpitë e shqiptarëve, djegia e pikave kufitare, vendosja e barrikadave dhe pengesa e lëvizjes së lirë, të shtënat e përçdoditshme, shpërthimi granatave me qëllim frikësimi i shqiptarëve në pjesën veriore të Kosovës etj etj. Nuk qenkan provokime këto!? Natyrisht, nuk janë vetëm provokime, por janë edhe krime.

Po sa e sa lapidar e përmendore serbe janë të ndërtuara në Kosovë e në tokat shqiptare? Ato jo vetëm që nuk janë dëmtuar po edhe janë ruajtur nga vet shqiptarët.
Të gjithë e dimë, e dinë edhe bashkësia ndërkombëtare se dje Kosova ishte robëruar nga Ju (Millosheviqa e Daçiqa), por sot me ndihmën e Bashkësisë Ndërkombëtare, drejtësia deri diku erdhi në vend, dhe do të vijë koha, sigurisht që edhe Presheva, Bujanoci e Medvegja, toka shqiptare të okupuara në vitin 1878 e 1912 do të jenë të lira, do t’i rikthehen Kosovës ashtu siç ka qenë gjithmonë që nga koha Pellazge, Ilire e Shqiptare. Do të vijë koha, që vërtetë do të vendoset drejtësia për të gjithë shqiptarët kudo që janë duke jetuar thuhet në reagimin e Vatrës.

FIDANISHTJA

Se, me forcë, mund ta pengojë shprehjen e lirë të shqiptarëve në Kosovën Lindore, se mund t’i shtyp edhe më tutje shqiptarët ashtu siç është duke e ndodhur sot, se mund të rrënojë përmendoret, se edhe mund të dëmtojë nesër edhe objektet fetare të shqiptarëve Daçiçi, nuk kemi dyshim, sepse është pasardhësi i denjë i Millosheviqit i cili e dimë se çka bëri në tokat e popujve të ish Jugosllavisë, deri sa e futën në burgun e Hagës.

Përveç terash Daçiçi deklaron: “Nëse vendosim pllaka përkujtimore duke i respektuar ata të cilët vranë policë dhe ushtarë në jug të Serbisë atëherë le të themi se ai territor nuk është pjesë e Serbisë”. Ne nuk kemi asnjë dilemë se Presheva apo Medvegja janë pjesë e Serbisë, por nëse bashkësia ndërkombëtare ka atëherë le të përgjigjet. Mos të thuhet mandej se është përdorur forcë e tepruar, pasi heqja e pllakës mund të na çojë deri te probleme të caktuara të sigurisë”.
Po, çka mund të thotë Serbia për Kosovën, kur në luftën e fundit në Kosovë (1989/99) vrau 15000 shqiptarë, zhduku 3000 e më shumë të pafajshëm, dogji mbi 120000 shtëpi, dhunoi mbi 20000 gra e largoi afër 1000000 shqiptarë nga Kosova.

Sipas logjikës së Daçiçit, nëse shqiptarët nuk kanë çka të kërkojnë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, çka po kërkon atëherë ai në Kosovë pas kaq vrasjeve, shkatërrimeve, dhunimeve e dëbimeve të shqiptarëve që i ka bërë dje?!

Këto deklarime dhe eventualisht veprimet negative të tij në dëm të shqiptarëve nesër, nuk i bënë nderë askujt e më së paku serbëve e posaçërisht të rinjve, të cilët sot e nesër, për shkak hapësirës gjeografike në të cilën jetojmë, nuk mund të ikin nga shtëpitë e pronat në të cilat janë duke jetuar thuhet në reagimin e Vatrës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.