UBT

Dacici kërcënon: O shqiptarët, o ne, do ta heqim monumentin e UÇPMB-së, ndryshe s’e takoj Thaçin!

/ 1 minutë lexim

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se afati i fundit për heqjen e monumentit të UÇPMB-së është 17 janari. Ai ka thënë se nuk do të shkoj në Bruksel për bisedime me autoritetet e Prishtinës, nëse ky monument nuk hiqet.

“Monumenti do hiqet nga shqiptarët, e nëse ata nuk munden apo nuk duan, atëherë këtë do ta bëjë Qeveria. Nuk do të shkoj në Bruksel derisa ky monument nuk hiqet”, ka thënë Dacic për edicionin e nesërm të ditores “Blic”.

Fidanishtja

Dacic theksoi se “qytetarët e Serbisë, shqiptarët, kanë afat deri më 17 janar për të hequr monumentin për pjesëtarët e së ashtuquajturës Ushtri Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të vrarë gjatë sulmeve ndaj policisë dhe ushtrisë më 2000 dhe 2001”.

Dacic tha se ky monument është provokim përmes të cilit synohet të thuhet se pushteti serb “nuk kontrollon një pjesë të territorit”. /Telegrafi/