KKVITI

Daçiç: Nëse Al Kaida nuk mund të vejë lapidar në Nju Jork, s’mundet as UÇPMB në Preshevë

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Beograd – « Unë shpresoj se nuk do të ndodhë që Haradinaj të bëhet kryeministër. Këtë ma ka thenë edhe mua vetë Thaçi, se nuk do të pranon asnjë ndryshim, duke shtuar se do të mbetet ai kryeministër deri në zgjedhjet e reja..» ka deklaruar në një intervistë kryeministri serb Ivica Dacic dhënë dje « Telegraf »-it, transmeton agjencia e lajmeve « Presheva jonë ».

Se a ka kushtëzime Beogradi lidhur me Kosovën nga ana e Brukselit për rrugën e saj drejt BE-së ? Kësaj pyetje kryeministri serb Dacic i pëgjigjet se « Brukseli këso kushtesh nuk do të vendosë. Megjithse BE-ja, nga ana tjetër, është duke shkuar hap pas hapi drejt kësaj kërkese, pikërisht për njohjen zyrtare të Kosovës.. »

Në një intervistë të gjatë për « Telegraf »-in e Beogradit, kryeminsitri serb Ivica Dacic lider i socialistëve dhe ministër i Punëve të Brendshme duke folur për situatën aktuale në Serbi, nuk ka mundur të anashkolojë situatën e tensionur në Luginën e Preshevës, sidomos rreth përmendores së UÇPMB-së në Preshevë. Veç kësaj ai në këtë inetrvistë ka folur edhe për marrëdhëniet fqinjësore mes Serbisë dhe Kosovës si dhe dialogun mes Beogradit dhe Prishinës në Bruksel pas platformës për Kosovën të propozuara nga autoritetet serbe i cili në bazë të intervistës, Beogradi provon ta implikoj edhe Shqipërinë.

Pyetjes së parë rreth Kosovës çfarë do t’i bëhet me Thaçin, nëse nisin negociatat eventuale me liderin e AAK-së Ramush Haradinajn ? Kryeministri serb Dacic kësaj pyetje ju është përgjigjur se « për fat të keq, ne nuk jemi në një pozicion për të zgjedhur edhe pse shumë zyrtarë të ndryshëm e politikaj shqiptarë të Kosovës janë të akuzuar nga gjykatat tona për krime, megjithatë, ata janë përfshirë ende në dialogun politik, që nga Rambuje deri më sot. Unë shpresoj se nuk do të ndodhë që Haradinaj të bëhet kryeministër. Këtë ma ka thenë edhe mua vetë Thaçi, se nuk do të pranon asnjë ndryshim, duke shtuar se do të mbetet ai kryeministër deri në zgjedhjet e reja..»

Pyetjes vijuese rreth përkeqësimit të marrëdhënieve mes Dacic dhe presidentit Nikolic për shkak të propozimeve të tij, sidomos të platformës për Kosovën, në vazhdim Ivica Dacic është shtrehur se « Nuk ka këtu kushedi sa dallime të mëdha midis meje dhe presidentit, ka vetëm një ndryshim, dhe kjo është një taktikë. Vendimi për datën për fillimin e negociatave me BE-në varet direkt nga dialogu me Prishtinën, dhe ne nëse i japim fund ketij dialogu, ne do të kemi një situatë, çka nuk mund të shkonim as përpara, e as prapa… »

KKVITI

Pyetjes së radhës nga « Telegraf »-i për kryeministrin serb se cili është komenti i tij mbi raportimet e mediave, që sipas platformës serbe, siguria në Kosovë po deshka të jetë nën mbikqyrje të BE-së , ushtrisë së Serbisë dhe ushtrisë së Shqipërisë ?, Dacic në këtë pyetje përgjigjet se « Kjo është gjë e logjikshme, ndoshta aq larg sa për të mos diskutuar publikisht. Mbi problemin e Kosovës, Serbia duhet, në fakt, për të negociuar me Shqipërinë. Në këtë zgjidhje, në mënyrë që të punojnë për çmilitarizimin e Kosovës, por që duhet të diskutohen dhe negociohen gjërat. Kjo është shumë e rëndësishme që dialogu teknik të vazhdojë… »

Kurse rreth « ndarjes së Kosovës » siq kishte propozuar Dacic, ai duke i mbetur besnik kësaj ideje, ka pohuar se «unë nuk kam hequr dorë, por unë shoh se askush nuk e mbështet këtë dhe nuk duan të ndërlikojnë më tej marrëdhëniet. Për bashkësinë ndërkombëtare në këtë kohë nuk ka aq rëndësi se çfarë është në interes të Beogradit dhe Prishtinës, por çfarë është në interes të tyre.. »

Se a ka kushtëzime Beogradi lidhur me Kosovën nga ana e Brukselit për rrugën e saj drejt BE-së ? Kësaj pyetje kryeministri serb Dacic i pëgjigjet se « Brukseli këso kushtesh nuk do të vendosë. Megjithese BE-ja, nga ana tjetër, është duke shkuar hap pas hapi drejt kësaj kërkese, pikërisht për njohjen zyrtare të Kosovës, çka Serbia duhet të jtnë shumë e kujdesshme në këtë drejtim.. »

Pas një sër pyetjesh në këtë intervistë gazetari i Telegraf-it nuk ka mundur t`ju shmanget pyetjeve edhe rreth situatës në Luginën e Preshevës pas ngritje së përmendores së UCPMB-së, çështje kjo e cila tashmë eshtë bërë temë edhe e medieve botërore. Lidhur me këtë kryeministri serb Dacic ka deklaruar se « Po e them atë që e kam thënë : ose ata vetë do ta heqin ose ne do të bëjmë këtë. Unë, nuk do të shkojë në Bruksel për bisedime përderisa nuk është hequr ai monument. Nëse ata nuk e hjekin me dëshirë, atëherë ne do ta bëjmë këtë me forcë. Unë mendoj se është mjaft e drejtë. Sikur Al-Kaeda që nuk mund të ndërtojë një monument në Nju Jork, atëherë pse mundet UÇPMB të bëjë këtë në Preshevë të Serbisë? Kjo është thjeshtë një provokim për të treguar se Serbia nuk e kontrollon territorin e vet, në anën tjetër për të provokuar një reagim…”