Eko Higjiena

Daci: Ta ruajmë si sytë e ballit shtetin tonë, Kosovën e dashur

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik Nexhat Daci, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për dhjetëvjetorin e Pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës.

Punën për pavarësimin e vendit, Daci e ka quajtur “Five Star Mission”, përderisa ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan krijimin e Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

“Ju falënderoj nga zemra që i mundësuat Republikës dhe ndërkombëtarëve të kenë një “FIVE STAR MISSION” për herë të parë në historinë e misioneve ndërkombëtare në botë”.

“Ne përjetuam dhe realizuam një “lindje dhe fëmijëri të vështirë të shtetësisë së Kosovës”, prandaj le ta duam dhe ta ruajmë si sytë e ballit shtetin tonë – Kosovën e dashur”, është shprehur Daci.