Hidromorava

Daci: Qeveria nuk e ka konsultuar kurrë ASHAK’un për bisedimet me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ndonëse konsiderohet si institucioni më i lartë shkencor në vend, Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës vazhdon të mbetet e heshtur deri në shurdhëri për proceset, nëpër të cilat po kalon Kosova.

Prej më shumë se tre javësh, KTV’ja ka kërkuar një qëndrim zyrtar nga ky institucion në lidhje me marrëveshjet për Asociacionin dhe Demarkacionin, por ASHAK’u nuk ka denjuar t’i përgjigjet.

Ndërkaq, akademik Nexhat Daci, ka thënë se Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk e ka konsultuar Akademinë e Shkencave për bisedimet me Serbinë.

FIDANISHTJA

Sikur të kishte qenë deputet, ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, ka thënë se ai nuk do t’i kishte mbështetur këto marrëveshje.

Ndërkaq, i pyetur për peticionin e opozitës, Daci ka thënë se 200 mijë nënshkrimet e qytetarëve paraqesin një shifër që nuk duhet injoruar.

Duke u nisur nga përvoja e tij në krye të Kuvendit, Nexhat Daci ka deklaruar se mbase veprimi i parë që duhet ndërmarrë për ta tejkaluar këtë krizë, është pezullimi i përkohshëm i të dyja marrëveshjeve, deri në një dakordim ndërmjet pozitës dhe opozitës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.