Daci: Nëse nuk do shpërbëhej Kuvendi, Kosova rrezikonte të bëhej një Bosnjë e dytë

/ 1 minutë lexim

Ish kryeparlamentari Nexhat Daci thotë se gjëja më e mirë që i ka ndodhur vendit, ka qenë shpërndarja e Parlamentit.Ai i ka thënë KTV’së se nëse nuk do të shpërndahej Parlamenti, atëherë vendi rrezikonte të shndërrohej në një Bosnjë të dytë.

Daci ka thënë se fakturën më të keqe po e paguajnë qytetarët.

Eco Higjiena

“Nëse do të vazhdohej me këtë garniturë, Kosova po rrëshqiste të bëhej një Bosnjë”, ka deklaruar Daci.

Siç raporton KTV, Daci ka kritikuar edhe punën e kreut të deritashëm të legjislativit, Jakup Krasniqin që sipas tij nuk e ka pasur parësore punën e Kuvendit, por shpesh luftën personale me politikanë të caktuar.