UBT

Daci: Mustafa nuk e pati seriozisht për bashkimin e të djathtëve

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

“Isa Mustafa nuk e pati asnjëherë seriozisht për bashkimin e të djathtëve, apo koalicionin LDK-LDD”, ka thënë kreu i LDD-së, Nexhat Daci.

Në një intervistë dhënë Rubikonit, Daci ka shpalosur të vërtetën rreth bisedimeve midis dardanëve dhe LDK-së së Isa Mustafës. Ai është i mendimit që nisma për koalicion kishte ardhur si pasojë e kërkesës se terrenit, e jo si plan apo platformë e Kryesisë së LDK-së, për të cilën është i mendimit se është e përçarë. Daci, i cili thotë ta ketë ndihmuar Mustafën në proceset e Akademisë…, ka bërë të ditur se kushti i vetëm që kishte kërkuar nga LDK-ja ishte ruajtja e akronimit LDD, transmeton koha.

Mobi Casa

Lidhja Demokratike e Dardanisë do të kenë 30 kandidatë në listat për deputetë në zgjedhjet qendrore në kuadër të koalicionit AAK-LDD, ndërsa ky koalicion do të vlejë për dy palë zgjedhje, ato lokale dhe qendrore. Kreu i dardanëve është i bindur se koalicioni do t’i zgjojë votuesit e fjetur.