Fundamenti

Daci: Gjykata Speciale do të ndikoj pozitivisht në imazhin e Kosovës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, i ka kritikuar liderët e institucioneve të Kosovës dhe deputetët se nuk kanë ditur të sillen si duhet në raport me opinionin në Kosovë sa i përket themelimit të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se po të ishte deputet i këtij institucioni do të votonte pro themelimit të Gjykatës Speciale pasi, sipas tij, themelimi i kësaj gjykate ka ardhur si pasojë e dokumentit të votuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Mobi Casa

“Është dashur t`i themi po Gjykatës Speciale sepse është dokument i një institucioni, pjesë e të cilit Kosova lufton të jetë qe dhjetë vjet. Bindja ime ka qenë e qartë se Kosovës nuk i është dashur Gjykata Speciale, por kur është bërë dokumenti zyrtar i institucionit më të lartë të Evropës, është dashur një përgjigje adekuate”, ka thënë Daci për gazetën “Epoka e Re”.

Ai tha se kjo Gjykatë nuk do të dëmtoj imazhin e Kosovës.