FIDANISHTJA

Cungu: Kukësi do të kujtohet gjatë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Armando Cungu, trajneri i Kukësit, ka vlerësuar lartë paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e kthimit kundër Trabzonsporit 3:1. Por, ai mendon se në këtë takim gjyqtari çekut Libor Kovarik, i ka dëmtuar.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Kukësit tha se ekipi që drejton, do të kujtohet gjatë në futbollin shqiptar. Cungu e cilësoi këtë edicion si kulmin e klubeve shqiptare në Evropë.

“Për mua ishte një mbyllje me dinjitet. Edhe pse humbëm, treguam se kemi një skuadër me vlera dhe mund të ballafaqohemi si të barabartë. Unë mendoj se ky është kulmi i futbollit shqiptar, jo vetëm i Kukësit. Sot (dje) pamë një ndeshje të mirë, teksa kishim më shumë mundësi se sfida e parë. Unë nuk dua t’i gjykoj arbitrat, por goli i parë i turqve duhet të ishte anuluar, pasi lojtari që shënoi, ishte në pozicion jashtë loje. Ky ishte një moment shumë i dyshimtë, ndërsa goli i dytë që pësuam, ishte më tepër një aksident. Arritja më e madhe ishte se luajtëm më mirë se në Tiranë”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

“Në shumë momente ne ishim të barabartë në fushë, teksa arritëm të kalonim në avantazh ndaj një ekipi të madh, në një stadium të jashtëzakonshëm. Meritë kanë të gjithë, jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe për ecurinë e deritanishme. Dua të falënderoj pa përjashtim çdo përfaqësues të klubit dhe të gjithë ata që na kanë mbështetur në këtë verë të jashtëzakonshme. Kjo që bëmë ne do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve, ndoshta për dekada të tëra”, theksoi Cungu.

Kukësi, edhe pse nuk arriti të kualifikohet në fazën e grupeve të Europa League, ka hyrë në histori të futbollit shqiptarë, si skuadra e vetme që ka arritur deri në play off.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.