UBT

Crystal Palace ka konkurrencë për Nuhiun

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Skuadra e rikthyer në Premierligën angleze, Crystal Palace është duke e mbajtur në prova sulmuesin preshevar, Atdhe Nuhiu dhe janë favoritët kryesor për të nënshkruar me të.

Lojtari gjatë provës arriti që të shënoj edhe gol të shtunën përballë Dag&Red, ndërsa kjo ka bërë që për të të interesohen edhe skuadra të tjera nga Anglia.

Mobi Casa

Agjenti i lojtarit e ka konfirmuar marrëveshjen e afërme me Crystal Palace, mirëpo deklaroi se mund të transferohet edhe te ndonjë skuadër tjetër angleze. “Jemi afër marrëveshjes me Crystal Palace, mirëpo për lojtarin janë duke u interesuar edhe disa skuadra tjera nga Anglia”, tha Willie McKay, agjenti i Nuhiut.