Mobi Casa

Coop: «Për mua dhe për ty, por jo për shqiptarët»

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Coop City të Lozanës, shitore e njohur e mallrave, është vendosur për disa orë një pllakat me një mesazh në gjuhën shqipe. Një qytetare kosovare dhe studente zbulon e zemëruar pllakatin dhe reagon nëpërmjet mediave zvicerane.

“Si mund të konsiderojë Coopi popullatën shqiptare më shumë abuzuese se popullatat e tjera”, shtron pyetjen me zemërim Jeta Zeqiri.

Të martën pasdite Jeta Zeqiri zbulon në Coop City të Lozanës një pllakat të hartuar posaçërisht për shqiptarët. Vërejtja e shkruar në gjuhën frënge ishte e përkthyer edhe në gjuhën shqipe (me shumë gabime gjuhësore) dhe synonte të parandalojë keqpërdorimin e produkteve kozmetike në shitje. Pas reagimit të studentes së lartpërmendur, pllakati në fjalë është tërhequr nga shitorja.

UBT

Gjatë pushimit në drekë, Jeta, studente e komunikacionit, kishte shkuar për të blerë ushqim para provimit të saj të fundit, kur zbulon e tronditur mesazhin në pllakat. Sapo përfundon provimin, studentia kosovare shkon menjëherë të njoftojë përgjegjësit e dyqanit për gabimin e tyre teknik sa i përket rregullave për komunikim. “Unë përpiqem të përcjell atë që mësoj”, shpjegon Jeta Zeqiri për “20Minutes”. Me pak ca ironi, Jeta rikujton publicitetin e Coop-it, duke i dhënë prapashtesën e saj: “Për mua dhe për ty, por jo për shqiptarët”.

Nga ana e Coop-it, përgjegjësit tregojnë se qëllimi i tyre nuk ishte “të fyejnë apo të fajësojnë dikë”. Problemi është te lirimet. “Ne propozojmë testimin e produkteve standarde dhe jo të atyre që janë në lirim”, shpjegon zëdhënësja e Coop-it, Sabine Vulic. Shkrimi në gjuhën franceze synonte së pari të njoftojë klientët e zakonshëm. Sipas saj, bashkëpunëtorët shqiptarë kanë marrë vetë iniciativën për të përkthyer pllakatin në gjuhën shqipe, meqë disa konsumatorë nuk e kuptojnë frëngjishten.

Albinfo.ch do të ndjekë nga afër këtë çështje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.