Uji Dea

Çollaku: Thirrjet për rrëzimin e Qeverisë me protesta të dhunshme, veprime antikushtetuese

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, ka thënë se thirrjet e opozitës për rrëzimin e Qeverisë përmes protestave të dhunshme janë veprime anti Kushtetuese.
Çollaku ka treguar se Kushtetuta e Kosovës s’e parasheh askund marrjen e pushtetit përmes dhunës por saktëson se pushteti merret vetëm me votën e lirë të qytetarëve.

“Në rast se imponimi i zgjedhjeve të parakohshme nëpërmjet protestave të dhunshme do të bëhej parim i demokracisë sonë të brishtë, kjo do të nënkuptonte edhe fundin e demokracisë. E kur merr fund demokracia, bashkë me të merr fund edhe shteti demokratik”, ka thënë Çollaku, për Gazetën Express.

“Në rastin tonë, Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh vetëm një mënyrë për të marrë pushtetin- atë nëpërmjet votës së lirë në zgjedhje të lira. Ndërsa partitë opozitare po synojnë marrjen e pushtetit nëpërmjet dhunës. Kjo është anti-kushtetuese. Prandaj, sot partitë opozitare do të shfaqin parulla në mbrojtje të kushtetutës, por veprimet e tyre në rast se do jenë të dhunshme, do të jenë anti-kushtetuese”, ka shtuar ai.

Partitë opozitare kanë paralajmëruar se sot në ora 14 do të nisin protestat për rrëzimin e Qeverisë. Kanë thënë se nuk do të ndalen derisa të bie Qeveria e koalicionit PDK-LDK.

GRANDEMALL

Pavarësisht kësaj, Bekim Çollaku thotë se shteti i Kosovës do të funksionojë sot, nesër e përgjithmonë.

”Në Kosovën demokratike sot mund të protestohet qetë dhe pa dhunë. Madje nëse partitë opozitare nuk kanë asnjë punë më të mençur, le të protestojnë çdo ditë, por pa dhunë. Mirëpo një gjë është e sigurt, shteti do të funksionojë sot, nesër, pasnesër dhe përgjithmonë”.

Ky zyrtar i PDK-së ka thënë se qytetarët e Kosovës nderojnë shtetin vetëm nëse protestojnë qetë.

“Prandaj, qytetarë që keni vendosur të protestoni, bëjeni këtë me dinjitet dhe pa dhunë. Kështu nderoni vetën tuaj dhe shtetin tuaj”, tha Çollaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.