Mobi Casa

Çollaku: Skenari i Thaçit për kufijtë do ta ketë mbështetjen e shteteve mike

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku, e ka cilësuar eprorin e tij si të guximshëm rreth idesë së shkëmbimit të territoreve dhe dialogut me Serbinë.

“Nuk është alternativë t’i thuash Serbisë ‘e ke për detyrë të na njohësh’. Kjo është qasje e gabuar. Nuk po e them domosdo qe presidenti e ka mirë me skenarin e tij, por është i vetmi që ka guxim t’i sqarojë qytetarëve atë çfarë kërkon. Ai thotë që ‘dua njohjen nga Serbia dhe dua t’i fus në kufijtë e Kosovës tre komunat shqiptare’ dhe kjo nuk ka asgjë të keqe dhe nuk besoj që jemi të gabuar”, ka thënë Çollaku në emisionin Zona B në Klan Kosova.

“Në fund do të mbizotërojë arsyeja te kundërshtarët aktualë të këtij procesi. Disa ende nuk e kanë kuptuar, harrojnë qe ky proces ka muaj që ka filluar, disa habiten dhe duket se nuk e jetojnë realitetin”.

Çollaku tha se “pranvera e vitit të ardhshëm do të jetë përfundimtare”.

Hidromorava

“Të gjithë e kanë të qartë që marrëveshja me Kosovën është e domosdoshme”.

“Nuk mund ta bëj publike atë çka kemi diskutuar me kancelaren Merkel dhe deklaratat e saj rreth kufijve janë plotësisht të logjikshme, por shtetet sovrane e kanë aftësinë që të negociojnë për kufijtë e tyre dhe ne nuk jemi të parët që do të negociojmë një gjë të tillë. Ky skenar do ta ketë mbështetjen e shteteve mike”.

“As SHBA, as Gjermania dhe as Britania nuk mund t’ua imponojnë palëve skenarin mbi të cilin arrihet marrëveshja. Duhet t’u japim kohën e duhur palëve që ta arrijnë marrëveshjen dhe pastaj të gjithë akterët do ta japin mbështetjen”, ka deklaruar Çollaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.