Fundamenti

Çollaku: Lugina, preokupim i Qeverisë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Bekim Çollaku, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, ka thënë se në takimin e radhës në Bruksel në mes të Thaçit dhe Dacicit nuk do të diskutohet asnjë temë e cila nuk është diskutuar deri më tani.

Duke iu referuar kërkesave të përfaqësuesve të Luginës së Preshevës, që çështja e Luginës të diskutohet në Bruksel, Çollaku ka deklaruar se procesi i dialogut ka të bëjë vetëm me procesin e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Pavarësisht kësaj, Çollaku ka thënë se çështja e Luginës së Preshevës mbetet preokupim i Qeverisë dhe kryeministrit Thaçi.

Uji Dea

“Kërkesa e përfaqësuesve të Luginës nuk paraqet ndonjë risi për ne sepse gjithmonë i adresojmë problemet dhe shqetësimet e tyre”, ka deklaruar Çollaku në një intervistë për “Epokën e re”.

Çollaku në këtë intervistë ka folur edhe për çështjen e zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit. Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale edhe në veri të Kosovës paraqet thelbin esencial të zbatimit të kësaj marrëveshje.

“Për mendimin tim, ky është thelbi historik i krejt marrëveshjes së Brukselit. Këtë duhet ta kenë të gjithë qytetarët e Kosovës. Çdo gjë tjetër është dytësore dhe jorelevante. Shmangia e ndarjes së Kosovës, mbajtja e zgjedhjeve në veri dhe futja nën ombrellën e shtetit të katër komunave veriore është suksesi më i madh historik të cilin e kemi arritur ndonjëherë”, ka thënë Çollaku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.