Uji Dea

Çollaku: Kur BE-ja ka vullnet politik, puna kryhet

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

ediat ndërkombëtare vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të interesuara për zhvillimet në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.Prezencë më të madhe në mediumet evropiane lidhur me këtë çështje, duket të ketë ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.

Në një intervistë dhënë portalit “Euractiv”, në pyetjen përse BE-ja duhet t’i liberalizoj vizat me Kosovën, marr parasysh krizën me emigrantë, krizën e terrorizmit dhe kontrabandimin me njerëz dhe armë në tërë territorin e Ballkanit, përfshirë edhe mbështetjen e popullistëve të djathtë që po rritet çdo ditë e më tepër në tërë kontinentin, Çollaku ka thënë se:

“Vendimi për Liberalizim të vizave duhet të merret duke u bazuar në kërkesat e dakorduara të dala nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, dhe jo në çështjet apo brengat që nuk kanë të bëjnë asgjë me Kosovën. Qytetarët e Kosovës meritojnë një trajtim të barabartë me fqinjët e tyre në rajon. Kosova i është përmbajtur një procesi rigoroz për liberalizimin e vizave që nga viti 2012, përmes të cilit ka plotësuar kritere dyfish më shumë sesa që i janë kërkuar vendeve tjera. Sa i përket çështjeve tjera që ju ngritët, ne kemi adresuar në mënyrë efektive me fluksin e migrimit, dhe jemi partner i përkushtuar në luftën kundër terrorizmit. Kosova është një vend udhëheqës në rajon për luftën kundër terrorizmit”.

Mobi Casa

Çollaku është pyetur ndër të tjera edhe për faktin e mosnjohjes së Kosovës nga pesë vende anëtare të BE-së dhe procesit të anëtarësimit të saj në BE, për çka ka thënë se përkundër këtij fakti Kosovës së bashku me rajonin, i është konfirmuar e ardhmja evropiane dhe se është i bindur se do të arrihet kjo si rezultat i përmbushjes së kritereve të anëtarësimit.

“Kur BE-ja ka vullnet politik, kryhet puna, ashtu siç bëri këtë vit duke i mundësuar Kosovës që të nënshkruajë marrëveshjen e saj të parë ligjore kontraktuale me BE-në , Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Përveç kësaj, njohja e Kosovës nga këto pesë shtete do të ndodhë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të siguruar perspektivën Evropiane për të gjithë rajonin, duke përfshirë edhe Kosovën”, është cituar Çollaku në këtë portal.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.