FITORJA

Çollaku i përgjigjet opozitës: Po, MSA na mundëson të aplikojmë për anëtarësim në BE

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Reagimeve të opozitës dhe të disa opinionistëve që thonë se Marrëveshja për Stabilizim Asociim është ndryshe nga MSA’të e tjera dhe si e tillë nuk garanton se Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, u është përgjigjur Ministri i Integrimeve Europiane Bekim Çollaku, i cili ka shpjeguar se MSA’ja që është nënshkruar midis Kosovës dhe BE’së është e njëjtë si MSA’të e tjera të shteteve fqinje dhe si e tillë i mundëson Kosovës të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i ka thënë Gazetës Express se MSA’ja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe BE’së, ka bazë të njëjtë ligjore sikur të gjitha MSA’të e vendeve të rajonit. Ai ka sqaruar se kjo marrëveshje është negociuar në bazë të nenit 218 të Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Europian dhe kjo bazë ligjore përcakton që BE’ja mund të lidhë marrëveshje ndërkombëtare me shtete të treta.

Ministri Çollaku ka bërë të qartë se kjo MSA i mundëson Kosovës të aplikojë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe është instrumenti i vetëm i cili ka monopol mbi anëtarësimin e një vendi në BE. Ky qëllim, ka thënë Çollaku, është decidivisht i specifikuar në preambulën e MSA’së ku sqarohet se qëllimi i kësaj marrëveshjeje është realizimi i perspektivës Europiane të Kosovës dhe integrimi i Kosovës në BE, në harmoni me Kriteret e Kopenhagës për anëtarësim në BE.

“MSA’ja është themel i procesit formal të anëtarësimit të një vendi në BE. Me nënshkrimin e MSA-së, Kosova ka filluar rrugëtimin zyrtar drejt anëtarësimit në BE. Lidhja e MSA-së ndërmjet një shteti dhe BE-së është parakusht për të aplikuar për statusin e kandidatit dhe rrjedhimisht për t’u bërë anëtar i BE-së.

ARKATANA

Prandaj, nënshkrimi i MSA-së është themel i procesit tonë të anëtarësimit dhe bazë ligjore dhe politike për të avancuar më tutje drejt statusit të kandidatit.”, ka thënë Çollaku në përgjigjen për Express.

Në anën tjetër, Çollaku ka mohuar çdo lidhshmëri apo ngjashmëri të MSA’së Kosovë-BE, me ndonjë marrëveshje të BE’së të lidhur me Sirinë dhe Palestinën, duke thënë se MSA’ja e Kosovës ka cilësi politike dhe ligjore fundamentalisht tjetër prej marrëveshjeve të apostrofuara.

“MSA ndërmjet Kosovës dhe BE-së është marrëveshje politike dhe ekonomike e cila ka synimin e qartë për të integruar Kosovën në Bashkimin Evropian. Ky është dallimi esencial ndërmjet Marrëveshjes së Stabilizim Asociimi dhe çfarëdo marrëveshjeje tjetër që lidh BE-ja me shtete të treta”, ka thënë Çollaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.