Hidromorava

Çollaku garanton, vizat hiqen sivjet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në intervistën dhënë “Zërit” deklaron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e vizave nga BE-ja dhe shprehet i bindur se sivjet do të ketë liberalizim. Sipas Çollakut, BE-ja panevojshëm po e shtyn liberalizimin.

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ndihet optimist se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda Bashkimit Evropian pa viza.

Në intervistën dhënë “Zërit” Çollaku thotë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja për heqjen e vizave. Ai e konsideron të pakuptimtë që ky proces po zvarritet nga BE-ja për çështjet e tyre.

Aktualisht, autoritetet në Prishtinë, sipas Çollakut, janë në pritje të vlerësimit nga ana e Komisionit Evropian lidhur me përmbushjen e tetë rekomandimeve të prezantuara në raportin e dhjetorit të 2015-s.

“Unë jam i sigurt se vlerësimi do të jetë pozitiv, mirëpo jam shumë i brengosur me vonesat e panevojshme nga ana e Komisionit Evropian. Pavarësisht kësaj, në momentin që përfundon ky vlerësim, atëherë do të futemi në fazën e vendimmarrjes brenda institucioneve të Bashkimit Evropian që duhet të fillojë me dhënien e rekomandimit për liberalizimin e vizave”, tha ai.

Hidromorava

Por, fatkeqësisht, sipas Çollakut, BE-së nuk po i ngutet sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Më duhet të konstatoj se BE-së nuk i është ngutur asnjëherë në rastin e Kosovës. Ndërsa liberalizimi i vizave për Kosovën nuk konsiderohet fare prioritet brenda BE-së dhe as tek shtetet anëtare në një moment të krizës së thellë me refugjatë”, tha ai.

Ndërsa dhuna në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, mund të ndikojë negativisht tek vendet e BE-së në procesin integrues. Prandaj, Çollaku u bën thirrje opozitarëve që të heqin dorë nga dhuna dhe të vazhdojnë dialogun.

Kurse sa i përket riformatimit në Qeverinë “Mustafa” dhe deklarimeve se Çollaku do të shkojë si këshilltar i presidentit të ri, Hashim Thaçi, ai tha se kjo nuk qëndron. Ai tha se puna më prioritare e tij është ministër./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.