Fundamenti

CNN: “Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

CNN ka klasifikur një reklamë të turizimit: ‘Albania, A New Mediterranean Love’ si një nga sloganët më të këqija në botë.

Reklamën e Shqipërisë për turizmin CNN, e rendit si disa nga sloganët më të këqinj të fushatave publicitare turistike në të gjithë botën, transmetojnë mediat e Tiranës.

‘Albania – A new Mediterranean Love’ / ‘Shqipëria – një dashuri e re mesdhetare’ i ka paraqitur publikut nëpërmjet tre spoteve, të transmetuara ndër të tjera edhe në CNN, imazhe dhe filmime të përzgjedhura nga i gjithë vendi.

KKVITI

Sipas redaktorëve të CNN, Shqipëria një nga vendet më të varfra të Europës, ende nuk është pjesë e listave e deshirave të vendeve që duhen vizituar.

CNN sugjeron; duke qenë se vendi ka qenë i izoluar thuajse në të gjithë pjesën e dytë të shekullit të 20-të, mund të kishte një slogan tjetër, “Shqipëria, akoma nuk e dini ku jemi?”

Pjesë e këtij klasifikimi janë edhe vende si Australia, Kolumbia, Sllovenia, Kanadaja, Makau dhe Greqia.