Fundamenti

Çmimet e konsumit shënojnë ngritje prej 2.2%

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Çmimet e konsumit në muajin korrik shënuan një ngritje prej 2.2%. E rritja e këtyre çmimeve sipas ekonomistëve ka rënduar edhe jetesën e banorëve në Kosovë. Madje shumë prej tyre është dashtë të marrin kredi për dalje nga kriza.

Heqja e vizave ka ndikuar edhe në rritjen e çmimit të biletave të fluturimit.
Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar këtë vit sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave biletat janë shtrenjtuar për 22%.

E jo vetëm çmimet e biletave të fluturimeve edhe kafja, çaji, pijet alkoolike, lëndët djegëse shënuan rritje të çmimeve.Por sipas profesorëve të ekonomisë, ky trend i ngritjeve të çmimeve p vazhdon tash e një kohë.

Madje gjendja është renduar sa qe për të dalë nga kriza shumë familja janë detyruar të marrin kredi.

Mobi Casa

Për profesorin, Mustafë Kadrijaj, për shkak të inflacionit të lartë jeta e qytetarëve në Kosovë është rënduar.

“Vetë fakti që Qeveria krekoset që ne po e mbushim arkën e shtetit përmes doganës kjo tregon qe ne kemi importin e lartë dhe në momentin qe e ki importin e lartë ti je i diktuar nga çmimet dhe inflacioni dhe për fat jo të mirë nga viti në vit po ka ndryshime e kjo po e rëndon jetën e qytetarëve e kur flasim për të hyra nuk kemi ndonjë përmirësim”, tha Kadrijaj.

Sipas ASK-së shkalla e inflacioni në Kosovë në muajin korrik ka shënuar vlerën 2.2%,krahasuar me muajin korrik 2023.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.