GRANDEMALL

Çmimet e derivateve në Kosovë, naftëtarët thonë se ka trend të rënies

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë, po pësojnë ndryshime të shpeshta. Çmimet aktuale sillen nga 1.42 cent deri në 1.49 cent dieseli. Ndërsa çmimet e benzinës janë nga 1.42 deri në 1.48 cent.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, ka thënë për “Indeksonline” se ditëve të fundit ka pasur ngritje të çmimeve të derivatëve , por se trendi është në rënie.

“Këto çmime janë që tri- katër ditë. Trendi sipas të gjitha gjasave tregon se do të ketë një rënie të lehtë të çmimit të derivateve të naftës. Ka pasur ngritje të çmimeve javën e fundit, por dje ka pasur rënie të lehtë dhe se trendi, duke u bazuar në Berzë është në rënie. Besojmë dhe shpresojmë që do të kemi një çmim më të lirë”, ka thënë Berjani.

Berjani më tej thotë se lëvizja e çmimeve të derivateve nuk varet nga ta, por se ato varen nga Organizata Prodhuese OPEK dhe çmimet në Berzë.

“Kjo nuk varet nga ne. Kjo varet nga Organizata Prodhuese OPEK dhe Berzës. Ata e përcaktojnë çmimin. Ne jemi vetëm tregtarë në territorin e Republikës së Kosovës”, thotë Berjani.

Megjithatë thotë se çmimet e drivateve të naftës në Kosovë, vazhdojnë të jenë më të lirat në regjion, përveç Maqedonisë së Veriut.

FIDANISHTJA

“ Mund të them lirisht se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet me të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore, e cila e ka akcizën më të ultë”, tha Berjani.

Ndryshe çmimet e derivateve në Maqedoninë Veriore janë 1.29 cent dieseli dhe 1.39 benzina.

Shqipëria- 1.85 cent benzina dhe 1.89 dieseli.

Mali i Zi- 1.62 cent benzina 1.70 cent dieseli

Serbia- 1.61 cent benzina dhe 1.71 cent dieseli

Bosna dhe Hercegovina 1.43 cent benzina dhe 1.44 cent dieseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.