Fundamenti

Çmim për kurajë për Julian Assange

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

E veja e këngëtarit John Lennon, Yoko Ono ka treguar përkrahjen e saj për Julian Assange, duke e nderuar themeluesin e WikiLeaksit me një çmim special.

Ono këtë çmim ia dha gjatë ndarjes së shpërblimeve “Courage” duke nderuar punën e tij të guximshme.

Assange e pranoi çmimin edhe pse mungoi në këtë ngjarje pasi ai është duke banuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku është duke luftuar kundër ekstradimit të tij në Suedi për shkak se është duke u përballur me akuza për sulm seksual.

Mobi Casa

Ono e luti audiencën që ta përkrahin Assangen dhe ueb-faqen e tij, e cila goditi titujt e medieve në mbarë botën duke zbuluar dokumente top sekrete dhe të klasifikuara nga burimet ushtarake dhe qeveritare në botë.

“Zyrtarët tanë publik kanë harruar se duhet të japin llogari dhe përgjegjësi para njerëzve të cilët i kanë vendosur ata në zyrë, kjo do të thotë që sekreti që e mbajnë ata na përket edhe neve”, ka thënë ajo në fjalimin e saj. “Julian Assange pati guximin dhe kurajën që ato të kthehen aty ku duhet. Për këtë arsye, unë besojë se ne duhet të qëndrojmë prapa tij”.

Ono e lansoi këtë çmim në vitin 2009 për t`i nderuar të gjithë ata që demonstrojnë kurajë në punën e tyre përkundër presionit nga biznesmenët dhe politikanët.