Eko Higjiena

“Çmendet” Kukësi, kërkon Shefki Kuqin?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Kukësit, e cila po bënë mrekullinë në Europa League, po përgatitet ta bëjë një goditje të fortë gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra bardh e kaltër po synon që ta transferoj në radhët e veta sulmuesin me eksperiencë, Shefki Kuqin, i cili aktualisht është futbollistë i lirë.

“Shefki Kuqi, lojtari nga Kosova kërkohet nga FK Kukesi”, shkruan në faqen zyrtare të ekipit shqiptar, në rrjetin social facebook.

Për ta konfirmuar këtë lajm, Express ka provuar ta kontaktoj Shefki Kuqin, por një gjë e tillë ishte e pamundur, pasi e ka pasur telefonin e fikur.

Ndërkohë, ditë më parë Shefki Kuqi, në një intervistë për Express, pati deklaruar se synon që karrierën ta vazhdoj vetëm në futbollin anglez.

Uji Dea

“Kam pasur oferta nga disa liga të ndryshme, por i kam refuzuar ato. Unë do të luaj veç në Angli. Mund të luaj edhe në ndonjë ligë tjetër, veç nëse marr ofertë të bëhem trajner edhe lojtar”, kishte deklaruar Kuqi, i cili është afër të pajiset me licencë të trajnerit.

Kuqi, i cili së fundi ishte anëtar i klubit skocez Hibernian, pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në futbollin anglez. Ai në vitin 2000 nga ekipi finlandez FC Jokerit ishte transferuar te Stockport County.

Që nga ajo kohë Kuqi ka luajtur edhe për: Sheffield Wednesday, Ipswich Town, Blackburn Rovers, Crystal Palace, Fulham, Swansea City, Derby County, Newcastle United dhe Oldham Athletic.

Kurse, në sezonin 2009–2010, 36 vjeçari e ka pasur edhe një eksperiencë të shkurtët te skuadra gjermane, TuS Koblenz, nga e cila u largua vetëm pas gjashtë muajve./express/