Fundamenti

Cluj ia cakton çmimin Ermal Krasniqit – janari pritet ta gjejë anësorin kosovar me klub të ri

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Cluj ka vendosur që ta shesë Ermal Krasniqi në afatin kalimtar të janarit, raporton Sportmedia.ro.

Anësori malishevas impresionoi të gjithë me formën e tij te skuadra rumune, pas kalimit nga Ballkani për 200 mijë euro.

Por, ardhja e trajnerit Andrea Mandorlini nuk e ka ndihmuar Krasniqin, pasi trajneri nuk po i jep hapësirën që e meriton.

Mobi Casa

Andaj, sipas mediumit rumun – Cluj ka vendosur përfundimisht që ta shesë yllin kosovar në janar.

Fillimisht, ata në këtë verë kërkuan pesë milionë euro për kartonin e tij, ndërsa tani janë të gatshëm ta shesin për dy milionë.

Është raportuar më herët se ka interesime nga Italia dhe Franca për Krasniqin, ndërsa afati dimëror do të jetë vendimtar për të. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.