RCCOLA

Clinton i kërkon Nikoliqit një bisedë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Beograd – Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq do të takohet gjatë samitit në Rio de Janeiro, do të takohet me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, merr vesh jo zyrtarisht gazeta Blic e Beogradit. Biseda do të zhvillohet me iniciativë të delegacionit të SHBA-së, kurse temë kryesore do të jetë Kosova.

“Që në ditën e parë të konferencës në Rio, përfaqësuesit e SHBA-së iu afruan delegacionit tonë, kërkuan takim dhe morën përgjigje pohuese”, tha për gazetën beogaradae një burim nga delegacioni serbe në Brazil.

“Njerëzit nga përcjellja e Hillary Clinton thanë se në radhë të parë i intereson Kosova dhe se do të donin të dëgjonin se çfarë planesh lidhur me këtë ka Nikoliqi, ndërsa gjithsesi interesohen edhe për integrimin evropian të Serbisë”, vijoi ky burim, duke shtuar se Nikoliq do të ketë takim edhe me presidentin francez, François Holande, pastaj me homologë të tij nga Turqia, Norvegjia, Hungaria etj.

KKVITI

Se Perëndimi dëshiron të bashkëpunojë me Nikoliqin tegon edhe deklarata e djeshme e eurodeputetit slloven, Jellko Kacin, si dhe vizita e Robert Cooperit dje në Beograd, ku i dorëzoi edhe tekstet e marrëveshjeve të nënshkruara në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Bashkëpartiaku dhe zëvendësi i tij partiak, Aleksandar Vuçiq tha se Nikoliqi në Bruksel në bisedime të para disa ditëve me zyrtarë të BE-së ka pasur “bisedime inkurajuese”, por që do të pasojnë negociata të vështira lidhur me Kosovën.