Fundamenti

Cliff: Veriu, sensitiv dhe i vështirë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Ian Cliff në një intervistë për Indeksonline tha se procesi zgjedhor në përgjithësi është duke shkuar mirë, por sipas tij votimi në pjesën veriore është mjaft i vështirë sepse aty votuesit po pengohen nga grupet që po qëndrojnë jashtë qendrave të votimit.

“Deri tani procesi zgjedhor duket se ka shkuar mirë me përjashtim të një ose dy gjërave të vogla të cilat nuk janë në rregull mirëpo deri tani nuk ka dëshmi për ato që quhen manipulime industriale”.

FIDANISHTJA

Ai thotë se procesi i zgjedhjeve në veri është mjaft i vështirë por ai inkurajon qytetarët që përkundër këtyre vështirësive të kryejnë obligimin e tyre qytetar.
“Në veri votimi është mjaft sensitiv dhe i vështirë sepse disa njerëz po qëndrojnë jashtë duke bërtitur dhe duke abuzuar me njerëzit të cilët po votojnë, gjë që nuk është e mirë, e posaqërisht ndaj njerëzve më të moshuar”, tha ambasadori.

Ambasadori anglez në Kosovë në intervisten e realizur në pjesën veriore ka porositur qytetarët që të votojnë dhe të raportojnë për secilen parregullsi që e vërejnë gjatë procesit të votimit. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.