GRANDEMALL

Cliff u dërgon mesazh LDK’së dhe Isa Mustafës: Të vazhdohen vendet e rezervuara

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka thënë se në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës, duhet të ekzistojnë vendet e rezervuara për minoritetet. Ai ka vlerësuar se për shkak të integrimit të veriut, duhet të vazhdohen edhe për një mandat vendet e rezervuara. “Nuk është logjike që veriut t’i themi mirëserdhët në Kosovë, e në Parlament të ketë më pak vende për deputetë nga bashkësia serbe”, ka thënë Clif për “RTK2”.

Ndërkaq, duke folur për Gjykatën Speciale për krime lufte, ambasadori britanik, ka deklaruar se themelimi i kësaj gjykate është hap i guximshëm i shqiptarëve.

“Nuk ishte lehtë, sepse nuk ka gjykata të tilla në Ballkanin Perëndimor. Për viktimat, themelimi i gjykatës do të thotë se drejtësia arrin, ndërsa për Kosovën ky vendim i guximshëm është i mirë për reputacionin sepse ai dëshmon se Kosova nuk po fsheh asgjë”, është shprehur Cliff.

Mobi Casa

Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), sipas Cliff është çështje e ndjeshme për pjesëtarët e minoriteteve në Kosovë.

Ai ka thënë se Britania e Madhe përkrah programin i cili ka për qëllim të inkurajojë serbët të jenë pjesë e këtyre forcave. Megjithatë, ambasadori Cliff ka deklaruar se pjesëtarët e këtyre forcave nuk mund të shkojnë në veri pa pëlqimin e KFOR-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.