FITORJA

Cliff: Për disa asete të Trepçës, vendos Serbia

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka bërë të ditur se biznese angleze janë të interesuara për Trepçën. Por ka shtuar se kjo çështje është e komplikuar, pasi që disa asete të saj gjenden në Serbi, dhe siq thotë ai ‘për këto asete i takon Serbisë që të vendos se çfarë do të ndodhë me to’.

Për këtë temë, ambasadori Cliff ka folur gjatë një interviste dhënë për politico.net.

Cliff po ashtu ka shtuar se biznesët britanike që kanë qenë të interesuara për Trepçën, janë edhe të dëshpëruar me qeveritë e kaluara të Kosovës, që nuk kanë hartuar një vision të qartë se ku duhet të arrijë Trepça.

“Është shumë e qartë se nëse do të ketë një lloj partneriteti strategjik ndërmjet Trepçës dhe kompanive minerare britanike, apo amerikane e gjermane, asetet bazë (siç janë minierat, flotacioni, ndoshta shkritoret) duhet të nxirren prej Agjencisë së Privatizimit. Përkundër se nuk ka aktualisht bord dhe shef ekzekutiv, të gjitha vendimet e agjencisë duhet të shkojnë përmes Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme”, ka thënë Cliff.

Uji Dea

Ajo që investitorët preferojnë është një person, një Zotëri Trepça, me të cilin ata mund të flasin për këto asete bazë. Por, në publik ka shumë konfuzion në lidhje me Trepçën ka shtuar ai.

Ka edhe asete të tjera që i takojnë Trepçës, e që nuk kanë të bëjnë asgjë me punën minerare moderne, disa prej të cilave duhet të zgjidhen. Disa prej tyre gjenden në Serbi, kështu që i takon Serbisë se çfarë do të ndodhë. Pastaj, është çështja e ndërlikuar e borxhit, ka thënë ndër tjerash Cliff.

Ai ka treguar po ashtu se kompanitë britanike që kanë qenë të interesuara për Trepçën, me ndihmën e institucioneve financiare në Mbretërinë e Bashkuar, ka sugjeruar të krijojmë një fond detyrimi, përveç parasë që mblidhet për modernizim dhe pastrim ambiental nga privatizimi, që ai të vendoset në një xhirollogari të ndarë në disponim për pretendime të ardhshme të cilat munden ose jo të gjykohen vlefshme. E atëherë vazhdohet me biznesin e modernizimit dhe investimit.

Kurse problem tash me Trepçën nën AKP dhe nën këto procedura të ndërlikuara është se secili ka qenë duke pritur që së pari të lahet borxhi. Ka argumente se bëhet fjalë për 1.4 bilion. Unë personalisht nuk besoj që shuma është aq e madhe, sepse shumë prej atyre pohimeve janë nga periudha e Miloshevicit; dyshoj që janë valide. Politiko.net

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.