FIDANISHTJA

Cliff: Nuk jemi në pozitën që Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zgjedhjet e reja nuk i duken ide e mirë, madje thotë se nuk janë në pozitën që Presidentja të thërret ato. Sipas tij, Kuvendi nuk mund ta zgjedhë këtë çështje derisa nuk konstituohet.

Thotë se plotë vende janë ballafaquar me këtë situatë, por sipas tij, me dialog zgjidhet gjithçka.

Kështu ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, nuk jep as ide se si mund të dilet nga ngërçi.

Ai bënë thirrje që të vazhdohet dialogu,e veçanërisht përpjekja e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Cliff thotë se ajo që po ndodh në Kosovë nuk është për komunitetin ndërkombëtarë.

Eco Higjiena

“Sa i përket pyetjes për zgjedhjet e reja unë mendoj se çdokush prej komunitetit ndërkombëtarë kanë thënë se ne nuk mendojmë se zgjedhjet janë një ide e mirë…Nuk mendoj se zgjedhjet janë në të vërtetë në interes të Kosovës, madje nuk jam i sigurt nëse jemi në pozitën që Presidentja të thërrasë zgjedhje të reja. Parlamenti nuk mund ta zgjedhë këtë çështje deri sa të konstituohet”, tha Cliff.

Mirëpo, Cliff mendon që është shumë e mundur që të gjendet një zgjidhje, derisa theksoi, se ata i mbështesin përpjekjet e Presidentes për të gjetur zgjidhje, përpjekje këto, që sipas tij, duhet të vazhdojnë.

“Besoj se ende është e mundur për t’u gjetur një zgjidhje, por ne, komuniteti ndërkombëtarë nuk do të zgjedh se kush do të jetë kryeministër i Kosovës, kjo i mbetet liderëve, politikanëve që janë pjesë e zgjedhur e parlamentit nga njerëzit e Kosovës…Ky është një vend i pavarur dhe ata duhet të punojnë për të gjetur zgjidhjen. Shumë vende janë ballafaquar më një situatë të tillë, dhe kanë gjetur zgjidhjen përmes dialogut”, shtoi Cliff.

Gati tash e katër muaj spektri politik në vend nuk po arrin që të zgjedh kryetarin e Kuvendit, e më pas t’i hapet rrugë formimit të Qeverisë.

Kjo, pasi në njërën anë katër partitë që humbën zgjedhjet, LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje janë bashkuar dhe nuk po bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa në anën tjetër kjo e fundit në bazë ë një aktvendimi të Gjykatës Kushtetuese e pati të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, por i cili nuk mori shumicën e duhur prej 61 votave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.