Mobi Casa

Cliff: Jo Tribunal për hetimin e UÇK-së

/ 2 minuta lexim

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka folur për çështjen e themelimit të Tribunalit, i cili parashihet të hetojë krimet e supozuara të kryera nga UÇK-ja gjatë periudhës 1998-1999 në Kosovë.

Cliff ka thënë se, propozimi nuk është që të krijohet një Tribunal që do të hetojë UÇK-në por, që të krijohet një Gjykatë e Posaçme e Kosovës për t’u marrë me çdo ndryshim që mund të dalë kundër individëve, duke u bazuar në raportin të Task Forcës së Posaçme Hulumtuese, nën akuzat e Martit për trafikimin të organeve, raporton “publiku.net”.

Ai më tej ka thënë se, kjo Gjykatë e veçantë do të veprojë në përputhje me ligjin e Kosovës dhe do të ketë dy vende: një në Kosovë dhe një jashtë saj.

Uji Dea

“Kosova ka nevojë ta pastrojë reputacionin e saj për shkak të akuzave të Martit. Krijimi i Gjykatës Speciale me miratimin e Kuvendit të Kosovës do të jetë pozitiv për imazhin ndërkombëtar të Kosovës, duke demonstruar se nuk ka asgjë për tu fshehur”.

Sipas ambasadorit Cliff, Gjykata Speciale është e vetmja mënyrë për tu ballafaquar me raportin e Task Forcës Speciale të Hetimeve e cila ka gjasë të ketë kredibilitet ndërkombëtar duke përfshirë edhe shtetet të cilat janë më pak të afërta me Kosovën sesa Britania e Madhe.

“E vetmja zgjidhje që mund të bëhet është që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të marrë përsipër këtë çështje”, ka thënë Cliff. /Telegrafi/