Çka thotë Oftalmologu Ardian Shabani për sytë në pandeminë COVID -19 ?

Situata e rënduar nga pandemia e virusit COVID -19, ka bërë që shumë qytetar në mënyra të ndryshme t’ju drejtohen mjekwve se si të mbrohemi nga pandemia COVID -19.

Interesim jashtëzakonisht të madh qytetarët kishin për sytë e tyre se sa munden të infektohen apo të mbrohen nga COVID-19.

Oftalmologu i njohur Kosovar dr.Ardian Shabani, i cili është njëri ndër Oftalmologët më të respektuar në Klinikën e Oftalmologjisë në Prishtinë, ka shpjeguar pasojat dhe preventiven e syve në këtë kohë të izolimit të qytetarëve në shtëpitë e tyre.

“Sipas Akademisë Amerikane të Oftalmologëve, 1-3% e pacientëve me COVID -19 të cilët janë pozitiv mund të kenë manifestime edhe me simptoma me sy të cilat janë skuqja, djegëja, kruarja, lotimi dhe sekrecion, të gjitha këto simptome të syve lidhen edhe me simptomet tjera siq janë, ethe, temperatura, kollitje, frymëzënie, pra nëse i keni këto simptoma atëherë menjëherë duhet të udhëzohet pacienti për skrining dhe testim për COVID -19”.

Oftalmologu Shabani thekson edhe një fakt mjaft interesant se si mundet të bartet virusi COVID -19.
“Është mjaft interesante se prezenca e virusit COVID -19 është gjetur në lot, prandaj përveç aerosoleve që mundet të përhapin virusin përmes kollitjes dhe teshtitjes, virusi mundet të përhapet edhe edhe nëpërmjet lotit, ndërsa terapia zakonisht simptomatike rekomandohet përdorimi i lotëve artificial përveç në rastet e super infeksioneve që duhet të shtohen edhe antibiotikët sipas antibiogramit”.

Se cilat janë masat mbrojtëse për mos infektimin e pacientit dr.Shabani thekson.
“Meqenëse virusi COVID -19 gjendet në lot, këshillohen pacientët e mjekët të pastrojnë duart dhe ti dezinfektojnë duart që është e domosdoshme sepse është dëshmuar që virusi është i ndjeshëm ndaj dizenfektuesve me bazë alkooli, në të kundërtën mundësia është më e madhe që të bartet virusi”.

Oftalmologu dr.Ardian Shabani, ka edhe një porosi për të gjithë qytetarët kudo që gjinden.
“Ju bëj apel të gjithë qytetarëve kudo që janë se parandalimi është mbrojtja më e mirë, ju rekomandoj të shfrytëzohen të gjitha masat mbrojtëse siç janë larja e duarve dhe dizenfektimi me bazë alkooli, dhe mbajtja e distancës mes personave deri në stabilizim të gjendjes së plotë dhe vetëm të bashkuar kundër kësaj beteje mund t’ia dalim”, përfundon dr.Ardian Shabani./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).