UBT

Çka po flet ?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Atifete Jahjaga po vazhdon t’i mohojë problemet në pjesën veriore të vendit. Shefja e shtetit tha se çështja e Veriut nuk ekziston, pikërisht në kohën kur Baronesha .

Ashton njoftoi se Kosova dhe Serbia kanë filluar të merren me këtë temë. Analistët pohojnë se do të ishte tragjedi nëse Presidentja nuk e di se çka po flet.

Pavarësisht se asnjëri prej udhëheqësve të shtetit të Kosovës nuk mund të shkojë dhe të vizitojë lirshëm pjesën veriore, Presidentja Atifete Jahjaga po e mohon se ka probleme serioze në këtë pjesë të shtetit.

Madje, në Veri edhe doganierët shkojnë në pikat kufitare përmes transportit ajror, ndërsa institucionet e shtetit nuk janë funksionale.

Mobi Casa

Megjithëkëtë, Atifete Jahjaga të premten nga Brukseli ka thënë se nuk ekziston problemi i Veriut dhe në të njëjtën kohë e ka mohuar që për këtë temë të jetë biseduar në takimin që ka pasur të mërkurën me Presidentin e Serbisë, Tomislav Nikolic.

Gjatë një bashkëbisedimi me disa shqiptarë që jetojnë në Belgjikë, Jahjaga ka lënë të kuptohet se tema e Veriut është diçka e shpikur.

“Ajo (Jahjaga) tha se nuk është diskutuar për, siç cilësohet, “veriun e Kosovës” sepse nuk ka çështje të tillë. Pjesa veriore e territorit të Republikës së Kosovës, tha Presidentja Jahjaga, duhet t’i rikthehet normalitetit me vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit dhe me heqjen e strukturave ilegale paralele do të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të lira lokale, mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, ku qytetarët serbë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legalë e legjitimë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.