UBT

Çka pas seancës dëgjimore të Kushtetueses?

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Nehat Hyseni – Seanca dëgjimore e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është caktuar për datën 21 gusht 2014, për t’u deklaruar një nga një të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, lidhur me kërkesën e PDK-së për anulimin e Mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës, zgjedhjes së Isa Mustafës për kryetar dhe dy nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Pra, për kthimin në gjendjen “zero”, meqë kjo parti pretendon që kryetarin e Kuvendit ta propozoj nga radhët e veta, edhe pse nuk e ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve për ta votuar këtë propozim të tyre.

Mirëpo, edhe Koalicioni LDK-AAK -Nisma ka paraqitur kërkesë pranë Kushtetueses, për anulimin e kërkesës së PDK-së dhe për moskontestimin e procedimit të Mbledhjes konstituive të 17 korrikut nga shumica prej 83 deputetëve, pa deputetët e PDK-së, të cilët kishin bërë obstruksion dhe, meqë kishin më pak se 1/3 e deputetëve, ata kishin lëshuar mbledhjen, me qëllim që ta bllokonin punën e Kuvendit dhe zgjedhjen e kandidatit të LDK-së, Isa Mustafës për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Kërkesa e Koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma, që iu dërgua, më 29 korrik 2014, Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për refuzimin e kërkesës së PDK-së për kthimin në gjendjen “zero” dhe anulimin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhja e Isa Mustafës kryetar dhe dy nënkryetarëve, mendoj se është plotësisht e arsyeshme dhe ka respektuar Rregulloren e punës së Kuvendit dhe Kushtetutën e Kosovës.

Sepse, Koalicioni LDK-AAK-Nisma përbën shumicën prej 2/3 të deputetëve të Kuvendit dhe PDK me më pak se 1/3 e deputetëve të Kuvendit vetëm se “çon pluhur” kot, sepse nuk e ka numrin e nevojshëm prej 61 deputetëve për formimin e mazhorancës qeverisëse.

Prandaj, kërkesa e tyre duhet anuluar, për të mos humbur kohën e çmuar që i nevojitet deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të miratuar një mori ligjesh dhe vendimesh që janë të domosdoshme për funksionimin normal të institucioneve të Kosovës.

Uji Dea

Por, duke e ditur gjendjen reale dhe afrinë e madhe të kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit me Presidenten Jahjaga, e cila në një mënyrë ia ka borxh postin e vet PDK-së, e sidomos atë të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, dyshimet janë të mëdha se, pa marrë parasysh se kërkesat e PDK-sÄ“ janë të paarsyeshme e jokushtetuese, druajmë se, megjithatë Kushtetuesja do të vendosë në favor të saj, duke e shkarkuar Isa Mustafën dhe dy nënkryetarët nga postet e tyre.

Megjithatë, edhe pse PDK nuk do të këtë shans të krijojë mazhorancën qeverisëse, me paraqitjen e kërkesës së vet pranë Gjykatës Kushtetuese, si dhe me shfrytëzimin e mundësive ligjore dhe procedurave përkatëse, veçse do ta zvarris procesin, duke ia zgjatur vetes edhe për pak qëndrimin në krye të Qeverisë në ikje, por kurrsesi nuk do ta fitoj, sepse fitoren në sistemin demokratik e përcakton Sovrani- Votuesi, e kurrsesi institucionet, prandaj as Gjykata Kushtetuese dhe kryetari saj z. Enver Hasani.
Kështu do të shtyhej afati i konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, si dhe i institucioneve që duhet t’i zgjedhë, apo emëroj Kuvendi.

Kjo shtyrje dhe vonesë e formimit të Qeverisë së re ka krijuar aktualisht ngërç politik dhe bllokadë institucionale me këmbënguljen fanatike të PDK-së dhe kryetarit të saj, i cili është edhe kryeministër në detyrë i Qeverisë në ikje.

Pas seancës dëgjimore të 21 gushtit, ekziston mundësia reale që Kushtetuesja ta pranoj vetëm atë pjesë të Mbledhjes konstituive të 17 korrikut, të cilën e kryesoi znj. Brovina, që do të thotë verifikimin e mandateve dhe konstituimin e Kuvendit, kurse zgjedhjen e Isa Mustafës dhe të dy nënkryetarëve ta anuloj.

Megjithatë, këto janë supozime tona, kurse mbetet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të parë se si (nuk) do të zgjidhet ky “lëmsh” politik dhe kjo bllokadë institucionale, si dhe cila do të jetë kostoja reale e këtij obstruksioni për demokracinë e brishtë në rrugëtimin me plotë sfida e ndërskamca të shtetndërtimit institucional të Republikës së Kosovës.