UBT

Çka është efikas, e çka jo kundër ftohjes?

/ 2 minuta lexim

Në një analizë të re të 67 studimeve në lidhje me ftohjen, dr. Michael Allan nga Universiteti “Alberta”, ka gjetur dëshmi të forta se zinku mund ta parandalojë ftohjen, derisa ilaçet kundër dhembjes dhe ato kundër mbylljes së hundës janë opsion i dobishëm i trajtimit.

Ja edhe konkludimet e këtij studimi:

ZINK: Preparatet që përmbajnë zink është parë se lehtësojnë simptomat dhe shkurtojnë kohëzgjatjen e ftohjes së rëndomtë. Ato mund edhe të parandalojnë infeksionet e ndryshme. Por, duhet pasur kujdes, meqë disa preparate të zinkut mund të jenë të dëmshme.

DEKONGJESTANTËT: Dekongjestantët janë ato ilaçe që tkurrin enët e gjakut dhe, kështu, lehtësojnë frymëmarrjen nga hunda. Preparatet më të mira të këtij lloji përmbajnë pseudoefedrinë. Këto preparate janë ndër më të sigurtat dhe më efikaset kundër ftohjes.

Mobi Casa

EKSPEKTORANTËT, ANTIHISTAMINIKËT: Janë produkte që na ndihmojnë ta nxjerrim këlbazën nga mushkëritë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, por edhe pirja e sasive më të mëdha të ujit mund ta ketë efektin e njëjtë. Kombinimi i ekspektorantëve me antihistamina, mund po ashtu të lehtësojë simptomat e ftohjes, por nuk duhet të përdoret te fëmijët më të vegjël se 5 vjet.

ILAÇET KUNDËR DHEMBJES: Kundër etheve, efikasë janë acetaminofeni dhe ibuprofeni. Por, personat me probleme të zemrës, astmës, apo lukthit, duhet të konsultohen me mjekun para përdorimit të këtyre substancave.

PROBIOTIKËT: Probiotikët mund ta parandalojnë ftohjen, ndoshta duke e stimuluar sistemin imunitar. Meqë ushqimet me probiotikë përmbajnë edhe përbërës të tjerë të shëndetshëm, atëherë nuk ka pse të mos i futni ato në menynë tuaj.

VITAMINA C: Edhe pse sa herë që ftohemi marrim vitaminë C, rezultatet e studimeve rreth efekteve të saj janë dëshpëruese. Një studim i bërë nga “Cochrane Collaborative” ka treguar se vitamina C nuk e parandalon ftohjen, por mund të ketë ndikim në shkurtimin e kohës së infeksionit. Përpos këtyre, në parandalimin dhe shërimin e ftohjes dhe gripit mund të ndihmojnë edhe larja e rregullt e duarve, evitimi i kontaktit të afërt me njerëzit që janë të ftohur, konsumimi i sasive të mëdha të lëngjeve, kryesisht ujit, etj