Fundamenti

Çitaku për seancën për “diskutim” për Presindentin: A po bëni hajgare? Nuk duan zgjidhje, duan nënshtrim

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se nuk ka nevojë për diskutime “nëse Kosova ka nevojë për President apo jo”. Ajo shkroi se LVV-ja nuk po do zgjidhje, por nënshtrim.

“Diskutim për zgjedhjen e Presidentit, thanë. Sinqerisht, a po bëni hajgare? Nuk kemi nevojë të diskutojmë nëse Kosova ka nevojë për President apo jo. Kjo është çështje kushtetuese dhe shtetërore, jo temë improvizimi. PDK ka qenë e qartë që nga dita e parë dhe ka ofruar opsione konkrete për zgjidhje”, shkroi ajo në një postim në Facebook, duke iu referuar seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga LVV-ja për “diskutim” për Presidentin.

KKVITI

“Në anën tjetër, LVV e ka trajtuar këtë proces me joseriozitet të plotë. Nga vizitat turistike nëpër Spanjë e Angli, deri te qasja tallëse dhe përçmuese ndaj këtij procesi, çdo veprim i tyre dëshmon mungesë vullneti për bashkëpunim. Kjo nuk është mënyrë për të ndërtuar institucione. Nuk duan zgjidhje, por duan nënshtrim. Nuk kërkojnë konsensus, por prodhojnë krizë”, shtoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.