FITORJA

Çitaku për Qeverinë Kurti: I ka shpallur luftë secilit që mendon ndryshe

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e akuzuar për shmangie të debateve dhe për luftë ndaj mendimeve ndryshe.

Çitaku theksoi se debati politik është shmangur jo vetëm nga Kuvendi i Kosovës, por edhe nga studiot televizive dhe hapësirat publike, duke lënë një vakum për qytetarët që kërkojnë qartësi dhe llogaridhënie.

“Është një betejë e hapur që kjo kastë qeverisë i ka shpallur secilit që nuk mendon si ata. Këta nuk duan të qeverisën, e që besa që katër vite kane dëshmuar që edhe nuk dinë. Këta duan nënshtrim. E kanë shmangur debatin edhe në Parlamentin e Kosovës. Në herët e fundit që kam qenë këtu kamë thënë se po na ikin kudo; po na ikin prej studiove televizive, po na ikim nga Kuvendi i Kosovës, po na ikin nga debati, po na ikin ne dhe po iu ikin juve”, ka thënë Çitaku.

FIDANISHTJA

Kritikat e Çitakut vijnë në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë. gjatë fushatës zgjedhore, në nga disa prej mediave kryesore në Kosovë.

Ajo shtoi se qeveria aktuale ka sulmuar çdo institucion të pavarur në vend.

“I kanë shpallur luftë çdo institucioni të pavarur në Republikën e Kosovës. Kushdo që nuk pajtohet me ta është kundër. Gjërat nuk janë gjithmonë bardh e zi. Shyqyr që jetojmë në demokraci dhe nuk mendojmë të gjithë njëjtë… unë po shpresoj që ky është vetëm një episod i keq i kësaj historie të re të Kosovës. Dhe po shpresoj shumë që më 9 shkurt qytetari i Kosovës do të vendos për një Kosovë më të mira”, ka shtuar Çitaku në DebatPlus.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.