Eko Higjiena

Çitaku : PDK nuk ka diskutuar shkarkimin e Jakup Krasniqit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Vlora Çitaku, Ministre e Integrimeve Evropiane ka konfirmuar se bashkëpartiaku Kadri Veseli ka bërë përpjekje për kthimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi në punimet e Konventës Zgjedhore të kësaj partie.

Çitaku ka pohuar se deri më tani nuk është diskutuar brenda partisë për shkarkimin apo jo të Krasniqit nga pozita e kryeparlamentarit.

“Fatmir Limaj nuk ka qenë në Konventë për arsye objektive, kurse Krasniqi për shkak të përcaktimit të tij vullnetar”, është shprehur Çitaku në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Çitaku ka folur edhe për rastin e ish-kryetarit të Komunës së Ferizajt, Bajrush Xhemajli i cili është propozuar për anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm edhe pse është i dënuar me burg.

“Bajrush Xhemajli është një ndër figurat me të cilat PDK identifikohet fuqishëm, mirëpo ai ka pas aksident trafiku jo me dëshirën e tij pasi që edhe jeta e tij ka qenë e rrezikuar”.

Uji Dea

Çitaku ka njoftuar se rezultatet për anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues do të publikohen nesër.

Çitaku ka folur edhe për skandalin e pasaportave ku ishte edhe ajo protagoniste e një përgjimi të publikuar.

“Kjo ka qenë një ndër momentet më të rënda, jam ndjerë e fyer por në të njëjtën kohë kam ndjerë vetën se kam zhgënjyer dhe dëshpëruar shumë miq që kanë besuar në mua. Kredibiliteti im është thyer nga ato telefonata. E kam menduar shumë seriozisht dorëheqjen në atë kohë”.

Çitaku ka folur edhe për koalicionin qeveritar që sipas saj, është duke shkuar mirë ai me AKR-në. “Nuk pritet të ketë ndarje të koalicionit”. (ORAinfo)