Fundamenti

Çitaku, Nikolicit: Nëse unë nuk shkoj në Preshevë, as t`i nuk vjen në Graçanicë!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kërkesa presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, për të shkuar në manastirin e Graçanicës për të ndjekur liturgjinë e Krishtlindjeve ortodokse, u refuzua me arsyetimin se vizitat e liderëve serbë mund të ndodhin vetëm në bazë të reciprocitetit, pra kur edhe liderët e institucioneve të Kosovës të lejohen të vizitojnë shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Pas deklarimit të tillë të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka pasuar edhe reagimi i Vlora Çitakut – ministres së Integrimeve Evropiane.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Çitaku ka konfirmuar edhe një herë deklarimet e Kuçit.

FIDANISHTJA

“Ne jemi të hapur dhe të gatshëm për të lehtësuar vizitën e president të Serbisë në Kosovë. Ne vetëm duam t’i vizitojmë shqiptarët në Preshevë!”, ka shkruar ajo.

Derisa EULEX-i e ka mohuar përgjegjësinë e vet për mosmiratim të kësaj vizite, ardhjen e Nikolicit nuk e ka lejuar Qeveria e Kosovës, kjo pasi Beogradi pati refuzuar në vazhdimësi vizitat e zyrtarëve kosovarë, siç ishte rasti pikërisht me Çitakun dhe me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.